Greqi, sulm terroristnë Ministrinë e Brendshme
ATHINE - Sulm terrorist në zyrat e Ministrit të Brendshëm grek Michalis Chrisochoidis.
Mediat vendase raportojnë se bëhet fjalë për një shpërthim në katin e 7 të godinës së Ministrisë së Brendshme, ndërsa ka mbetur i vdekur një nga ndihmësit e ministrit Chrisochoidis dhe një person tjetër është plagosur.
Policia greke bën të ditur se bomba ka qenë e fshehur në një pako e cila shpërtheu sapo u hap dera e zyrës nga ndihmësi i ministrit Jorgos Vasilakis.
Ndërkohë televizionet greke hedhin dyshime për një sulm me raketë, i cili ka patur në shenjestër pikërisht zyrën e ministrit. Ende nuk është e qartë nëse Ministri i Brendshëm ndodhej në godinë në momentin e shpërthimit.
(e.n/ansa/BalkanWeb)