E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkarkohet Daja, vjen argjentinasi Marcelo Javier Zuleta

Rrufe në qiell të pastër. Si ajo që përjetoi dje në mbrëmje kryeqyteti shqiptar. Dinamo shkarkon trajnerin Ilir Daja, edhe pse tekniku që u riktheu bluve titullin pas gjashtë viteve ishte duke përgatitur skuadrën për ballafaqimin e rëndësishëm në Ligën e Kampioneve. Gjithsesi, Daja, i cili luan edhe rolin e drejtorit teknik të Dinamos, do të mbajë vetëm këtë detyrë, duke qenë edhe në rolin e trajnerit hije.
Argjentinasi Zuleta
Tirana dhe Flamurtari për momentin janë dy skuadrat e vetme që në bankinë kanë trajnerë të huaj, 23-herë kampionët sapo firmosën me boshnjakun me pasaportë kroate, Bllazh Slishkovic, ndërsa Flamurtari, skuadra shqiptare më e suksesshme në Europë, rikonfirmoi kroatin Sllavko Kovacic. Sipas burimeve nga klubi 17-herë kampion, në stolin e Dinamos do të ulet argjentinasi 44-vjecar Marcelo Javier Zuleta, i cili më parë ka drejtuar edhe në Haiti e Nikaragua. Dinamo ka pasur në të kaluarën në drejtim dy trajnerë argjentinas Pedro Pablo Paskulin dhe Ramon Kabreron. Në stolin e Dinamos janë ulur edhe dy kroatë: Luka Bonacic e Ivan Katalinic.
Husain e Klusner
Trajneri i ri argjentinas Zuleta vjen me "valixhe" plot. Me të do të vijnë edhe dy sulmues: Dario Husain e Gonzalo Klusner. Husain, 32 vjec (174 cm) ka lujtur më parë me Gimnasia y Esgrima de Jujuy. Gonzalo Klusner ka luajtur së fundi me Ben Hur.Lojtari i fundit argjentinas që ka luajtur për Dinamon ishte Hanush, një blerje që rezultoi e dështuar.
Poci e Granic
Pas nënshkrimeve të Kotorit, Brahjes, Capjes, Sinës, Allmucës, erdhi radha edhe e Artion Pocit e kroatit Goran Granic për të qenë pjesë e bluve për sezonin e ri 2008-2009.
Xhafaj për Champions
Në mungesë të theksuar të alternativave për një sulm produktiv, Dinamo do të regjistrojë zyrtarisht në listën që do të dërgojë në UEFA, sulmuesin ende nën kontratë të Tiranës, Daniel Xhafaj, një ish-lojtari i Dinamos në sezonin. Vlonjati 31-vjecari ka një përvojë të mirë ndërkombëtare pasi ka luajtur me Nojshatell Ksamaks në Zvicër, por ka shënuuanr edhe për Teutën në Kupën UEFA kundër Slaven Belupos.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›