E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bekenbauer: Riberi nuk vlen më pak se Ronaldo

Presidenti i Bajernit të Mynihut,
Franc Bekenbauer, ka
deklaruar për revistën sportive
gjermane "Sport Bild", se
nuk është nevoja për të bërë
shumë zhurmë, "sepse nëse
oferta do të jetë ajo e duhura,
Ribery mund të largohet".
"Nëse Kristiano Ronaldo është
paguar 94 milionë euro, sigurisht
që Riberi nuk vlen më pak.
Ja, të themi se ky është çmimi
i tij, kush e dëshiron, le të bëjë
një hap përpara. Nëse nuk do
të marrim oferta të këtij tipi,
atëherë nuk na mbetet gjë
tjetër, veçse djaloshi të respektojë
kontratën që e lidh me
ne deri në 2011-ën".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›