Real Madridi merr Arbeolën, tani pret edhe Ksavi Alonson
Në Madrid ka zbarkuar
goditja e tetë në merkato
e "erës" së re Perez. Pas
yjeve si Kaka, Kristiano Ronaldo,
Benzema, Albiol, Negredo, Garai
e Granero, është uruar edhe
ardhja e Arbeolës nga Liverpuli.
"Reds"-at anglezë kanë përfi tuar
4 milionë euro, ndërsa lojtari ka
fi rmosur një kontratë 5-vjeçare.
Dje, sapo ka zbritur në kryeqytetin
spanjoll, ka lëshuar edhe
deklaratat e para si madrilen:
"Jam shumë i kënaqur dhe mezi
pres momentin të filloj". Gjatë
kësaj kohe, në Spanjë janë të
bindur se operacioni i Arbeolës
është vetëm një lëvizje e parë e
një tratative më komplekse, e cila,
brenda kësaj jave, do të duhet të
sjellë në skuadrën e Perezit një
tjetër iberik të Benitezit, pikërisht
Ksavi Alonson, të cilin Reali
e ndjek prej muajsh. Mesfushori
spanjoll duket se do të veshë
bluzën e bardhë të madrilenëve,
ndërsa Liverpuli do të arkëtojë 30
milionë euro të tjera (pak kohë
më parë "Reds"-at kanë refuzuar
një ofertë 27 milionëshe).
Benitez ka deklaruar se "çështja
e Ksavi Alonsos do të zgjidhet
brenda 48 orëve", prandaj është
e lehtë të hedhësh hipoteza se
mesfushori do të jetë "truri" i ri i
Realit të Pelegrinit. Ksavi Alonso
duhet të jetë edhe blerja e fundit
në merkato e Realit, i cili do të
merret më pas vetëm me shitjet,
meqë i ka dalë tepër një numër i
madh talentesh të superpaguar.
Tashmë është thuajse e sigurt që
Riberi nuk do të vijë. Perez, në
ditët e kaluara, e kishte mbyllur
diskutimin për francezin, duke
saktësuar se kurrë nuk kishte
për t‘u treguar i pabesë me miqtë
bavarezë.
goditja e tetë në merkato
e "erës" së re Perez. Pas
yjeve si Kaka, Kristiano Ronaldo,
Benzema, Albiol, Negredo, Garai
e Granero, është uruar edhe
ardhja e Arbeolës nga Liverpuli.
"Reds"-at anglezë kanë përfi tuar
4 milionë euro, ndërsa lojtari ka
fi rmosur një kontratë 5-vjeçare.
Dje, sapo ka zbritur në kryeqytetin
spanjoll, ka lëshuar edhe
deklaratat e para si madrilen:
"Jam shumë i kënaqur dhe mezi
pres momentin të filloj". Gjatë
kësaj kohe, në Spanjë janë të
bindur se operacioni i Arbeolës
është vetëm një lëvizje e parë e
një tratative më komplekse, e cila,
brenda kësaj jave, do të duhet të
sjellë në skuadrën e Perezit një
tjetër iberik të Benitezit, pikërisht
Ksavi Alonson, të cilin Reali
e ndjek prej muajsh. Mesfushori
spanjoll duket se do të veshë
bluzën e bardhë të madrilenëve,
ndërsa Liverpuli do të arkëtojë 30
milionë euro të tjera (pak kohë
më parë "Reds"-at kanë refuzuar
një ofertë 27 milionëshe).
Benitez ka deklaruar se "çështja
e Ksavi Alonsos do të zgjidhet
brenda 48 orëve", prandaj është
e lehtë të hedhësh hipoteza se
mesfushori do të jetë "truri" i ri i
Realit të Pelegrinit. Ksavi Alonso
duhet të jetë edhe blerja e fundit
në merkato e Realit, i cili do të
merret më pas vetëm me shitjet,
meqë i ka dalë tepër një numër i
madh talentesh të superpaguar.
Tashmë është thuajse e sigurt që
Riberi nuk do të vijë. Perez, në
ditët e kaluara, e kishte mbyllur
diskutimin për francezin, duke
saktësuar se kurrë nuk kishte
për t‘u treguar i pabesë me miqtë
bavarezë.