E Shtunë, 31 Tetor 2026

BMV braktis cirkuitet e Formula 1

Presidenti i bordit drejtues
të BMV-së, Norbert Raitofer,
konfi rmoi gjatë një
konference për shtyp se prodhuesi
gjerman do të largohet
nga Formula 1 menjëherë pas
mbylljes së këtij sezoni. Skuderia
e drejtuar nga Mario Theisen,
që deri më tani ka grumbulluar
vetëm 8 pikë në dhjetë gara të
zhvilluara (6 me gjermanin Nik
Hajdfilld dhe 2 me polakun
Robert Kubika), vitin e ardhshëm
nuk do të paraqitet në
vijën e nisjes. Në këtë mënyrë,
Formula 1 humbet skuadrën e
dytë brenda pak muajve, pas
lamtumirës së Hondës në dhjetor
2008. Vendimi për të braktisur
cirkuitet ka ardhur edhe për
shkak të rezultateve zhgënjyese
të këtij edicioni. Edhe pse e fi lloi
kampionatin me pretendime
për të fi tuar titullin, aktualisht
BMV-ja renditet e teta në klasifi -
kimin për konstruktorë. Ndërsa
Hajdfi lld dhe Kubika ndodhen
në vendet 13-të dhe 15-të në
klasifi kimin për pilotë.
Në 63 gara të zhvilluara, BMVSauber
është ngjitur vetëm një
herë në shkallën më të lartë të
podiumit, falë Kubikës, i cili fi toi
Çmimin e Madh të Kanadasë:
gara e zhvilluar në Montreal në
qershor të 2008-s. Raitofer bëri
të ditur se vendimi për t‘u larguar
nga Formula 1 lidhet edhe me
çështjet ekologjike. "Ky pozicion
i ri strategjik është hapi logjik
i hedhur nga kompania jonë",
shpjegoi presidenti i BMV-së.
"Prodhuesit që do të përfi tojnë
në të ardhme janë ata që do të
japin besueshmëri për ambientin
në periudha sa më afatgjata. Në
këtë pikëpamje dëshirojmë të luajmë
një rol të rëndësishëm". Në
deklaratën për shtyp të konstruktorit
gjerman lexohej se "burimet
duhet t‘i përkushtohen zhvillimit
të projekteve dhe teknologjive të
reja për besueshmërinë". Raitofer
shtoi: "Nuk ishte një vendim i
lehtë. Do të vlerësojmë situatën e
atyre që janë punësuar në Hinuil
(afro 700 persona në qendrën
operative të BMV-së) për të gjetur
një zgjidhje".
Vendimi ka gjetur të papërgatitur
Pitër Sauber, themeluesin
e skuadrës në vitin 2005, njëkohësisht
edhe aksioner i vogël.
"Tashmë ndodhemi në pozita
shumë të vështira", tha 65-vjeçari.
"E respektoj vendimin e BMVsë,
por kjo nuk është e lehtë të
kalohet poshtë". Nuk ka munguar
reagimi i FOTA-s (shoqata
e skuadrave të Formula 1), e cila
është shprehur e gatshme të
ndihmojë Sauberin për të vazhduar
garimet. "Skuadrat që janë
pjesë e FOTA-s janë të gatshme
t‘i sigurojnë skuderisë zvicerane
të gjithë mbështetjen që i nevojitet,
në mënyrë që të qëndrojë
në Formula 1". Në anën tjetër,
ndryshe nga sa ishte spekuluar
më parë, Tojota ka bërë të ditur
se nuk do të tërhiqet nga Formula
1. Vendimi i gjigandit japonez
u konfirmua nga zëdhënësja
për shtyp, Fernanda Vilas-Boas.
Ndërkohë, FIA shprehu "pikëllimin"
për anoncimin e BMV-së.
Sipas Federatës Ndërkombëtare,
të drejtuar nga Maks Mosli, arsyeja
e largimit të skuadrës është
e njëjtë me atë që detyroi Hondën
të tërhiqej përpara fillimit të
kampionatit: kriza ekonomike.
"Sportet motorike nuk mund të
sillen sikur kriza nuk ekziston.
Konstruktorët nuk mund të vazhdojnë
të shpenzojnë shifra marramendëse
parash në Formula 1,
në një kohë kur mbijetesa e tyre
varet nga largimet e njerëzve nga
puna, mbyllja e impianteve dhe
kontributet e ndryshme".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›