E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masa fi llon të fl asë e të ecë: Kush e fi toi, ishte gara ime?

Lajme gjithnjë edhe më inkurajuese
nga Budapesti në lidhje
me gjendjen shëndetësore të
Felipe Masës. Piloti, ka bërë të
ditur Ferrari, i është nënshtruar
një rezonance manjetike, e cila
ka konfirmuar përmirësimin
e vazhdueshëm të gjendjes së
tij. Masa ka filluar të flasë dhe
mundet të qëndrojë në pozicion
i ulur, po ashtu ka mundur të
hedhë edhe hapat e parë dhe
dje në mëngjes ka lënë repartin
e terapisë intensive. Në profi lin
klinik dhe radiologjik, "gjithçka po
ecën shumë mirë". Që atmosfera
është qetësuar, këtë e dëshmon
edhe fakti që Dino Altman, mjeku
personal i Masës, është shumë i
qetë dhe bën disa xhiro në qytet,
në vend që të qëndrojë në spital.
Paksa i lodhur ndihet Felipe, por
në kuptimin pozitiv: piloti i Ferrarit
ankohet se ka uri dhe ndjen
nevojën për t‘u larë e pastruar
nga operacioni. Po ashtu mendja
e tij qëndron te garat. "Në cilin
pozicion isha në provat zyrtare,
kur ndodhi incidenti?", ka pyetur
Felipe gruan e tij, e cila i qëndron
pranë gjithmonë. "Kush ka fi tuar
të dielën"? Përgjigjen që fi toi Hemilton
e komenton: "Nuk mund ta
besoj, ishte gara ime", por është
ngushëlluar disi me vendin e dytë
të Kimit. Pasdite është vizituar sërish
nga presidenti i Ferrarit, Luka
Kordero di Montezemolo. Më
parë ishte vizituar edhe nga Zhan
Todt, ndërsa të martën i kishte
telefonuar Majkëll Shumaher, që
ka folur me familjarët e Masës, të
cilëve u ka thënë se do të bëjë më
pas edhe një vizitë. Masa do të
vazhdojë kurën, ndërkohë që sot
pritet të bëhet transferimi i tij për
në Paris. Por familja dëshiron ta
çojë në Brazil.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›