Bekham, rikthim në derbi, Reali ngrin Raulin

Mesfushori i "Galaktikëve" të Realit të Madridit", Devid Bekham, është gati të rikthehet në aksion për klubin e tij në ndeshjen e rëndësishëm të fundjavës, Real-Valencia. Bekham vuajti prej një muaji nga një dëmtim në gju dhe është i etur të ndihmojë klubin e tij për të mbajtur të gjalla shanset për fitimin e titullit kampion në Primera Diviziom. Bekham nuk ka mundur të fitojë asnjë trofe me Realin qysh prej transferimit të tij të bujshëm financiar nga Mancester Junaitid.
Jo shitjes së Raul
Drejtori sportiv i Realit, Mijatovic këmbënguli se klubi madrilen nuk është i interesuar të shesë sulmuesin Raul. Mijatovic u shpreh: "Raul dëshiron të qëndrojë. Unë nuk e kuptoj fushatën kundër tij. Ai është një lojtar i rëndësisë së madhe dhe do të vazhdojë të jetë kështu. Rauk është 29-vjec dhe duket se ai do të tërhiqet nga futbolli në moshën 40 vjec. Të sakrifikosh veten për të mirën ekipit e bën atë më të madh. Nuk kanë nevojë të flas më tepër, ne do të gjejmë zgjidhjen e duhur".