E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kushurinjtë”, Interi për titull, Milani për Champions

ASA (Albania Sport Agency)- Interi ka një tjetër mundësi në fundjavë për të fituar titullin kampion dhe të harrojë atë humbje shokuese me Romën (1-3) në "San Siro". Zikaltërit dëshironin ta mbyllnin sezonin pa humbje, por verdhëkuqtë e Totit nuk ia dhanë këtë kënaqësi teknikut Roberto Mancini. Gjithsesi Interi është +13 pikë në raport me ndjekësin e tij, kur kanë mbetur edhe gjashtë javë për t'u luajtur. Kampionati mund të përfundojë këtë fundjavë nëse Interi fiton në transfertë me Sienën dhe Roma humbet me Atalantën në shtëpi. Roberto Mancini u shpreh i pakënaqur nga humbja me Romën, por shtoi se ajo ishte e merituar. "Ne shpresonim ta përfundonim kampionatin pa humbje. Por, kjo do të thotë nga ana tjetër se ne do ta fitojmë kampionatin vetëm disa javë më vonë. Tani ne na duhet të qëndrojmë të qetë dhe të përpiqemi ta fitojmë atë sa më shpejt e mundur". Lacio e Igli Tares dhe Valon Behramit, që të mërkurën e kaluar barazoi pa gola në shtëpi me Kievon synon fitoren të dielën kur të përballet me Fiorentinën në stadiumin "Olimpik". Milani dëshiron ta ruajë vendin e katërt, pozicion që i con kuqezinjtë në Ligën e Kampioneve. Formacioini i Ancelotit, i kualifikuar në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, ka fituar tri ndeshjet e fundit duke shënuar në total 11 gola. Milani do të përballet me Kaljarin ditën e shtunë në "San Siro" në kërkim të një tjetër fitoreje, në përpjekjet e tyre të përhershme për të kaluar Lacion e vendit të tretë. Empoli dhe Palermo, respektivisht në vend të pestë dhe të gjashtë, synojnë gjithashtu një vend në Ligën e Kampioneveve, edhe pse kanë katër pikë më pak se Milani. Empoli pret Torinon, ndërsa Palermo do të takohet me Parmën në Sardenja. Kievo e Erjon Bogdanit dhe Xhulian Rudhos pret në shtëpi Livornon, në një tjetër ndeshje kyce për ekipin e shqiptarit.

Renditja e Serisë A
Inter 81, Roma 68, Lacio 57, Milani 53, Empoli 49, Palermo 49, Fiorentina 44, Udineze 42, Sampdoria 39, Atalanta 39, Livorno 36, Siena 34, Kaljari 34, Katania 33, Torino 32, Rexhina 30, Kievo 29, Parma 29, Mesina 24 dhe Askoli 20.
* Siena e penalizuar me -1 pikë, Lacio -3, Milani – 8, Rexhina -11 dhe Fiorentina -15.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›