Seria A Interi i Leonardos bie ne Udine Napoli merr tri pike ne Bari

Leonardo pesoi dje humbjen e pare ne pankinen e Interit. Ne Luigi Ferraris te Xhenoas Juventusi barazoi me Sampdorian
Java e 21-te e Serise A italiane dhuroi dje spektakel dhe shume emocione. Keshtu ne ndeshjen qe u zhvillua ne oren 1230 ne Udine ekipi vendas mundi Interin e Leonardos nderkohe qe ne takimet e tjera spikati fitorja bindese e Napolit 2-0 ne fushen e Barit barazimi pa goli i Juventusit kunder Sampdorias si dhe humbja 1-3 e Lacios ne transferten e Bolonjes.
Interi dorezohet perballe Di Natales dhe Sancezit
Interi pesoi humbjen e pare ne kampionat pas kater fitoreve radhazi nen drejtimin e teknikut brazilian Leonardo. Kampionet e Italise u mposhten 3-1 ne Friuli duke pesuar humbjen e peste ne kete kampionat. Megjithese zikaltrit kaluan te paret ne avantazh e gjeten qe ne minuten e 16-te me ane te Stankovicit vendasit arriten te kthenin gjithcka ne favorin e tyre brenda fraksionit te pare. Zapata ishte autori i golit te barazimit ne minuten e 21-te dhe vetem kater minuta me vone i perhershmi Antonio di Natale kalon Udinezen ne avantazh. Numri dhjete i bardhezinjve mposhti Kastelacin nga nje goditje denimi. Me kete rezultat u mbyll edhe pjesa e pare. Me pas ne fraksionin e dyte kampionet ne fuqi te Italise nuk arriten qe te gjenin golin e barazimit me gjithe perpjekjet e vazhdueshme. Ate qe se arriti dot Interi e beri mjaft mire Udineze ne minuten e 69-te duke shenuar golin e trete me ane te Domizit. Me kete humbje Interi mbetet ne kuoten e 35 pikeve duke u dhene mundesine rivaleve te kreut te shkeputen akoma me teper. Nderkohe Udineze ngjitet ne kuoten e 33 pikeve duke u pozicionuar perkohesisht ne vendin e tete.
Napoli mund Barin dhe merr vendin e dyte
Napolitanet nuk gabuan as kete jave duke mposhtur lehtesisht modestet e Barit me rezultatin e paster 2-0. Per miqte shenuan fillimisht Laveci ne minuten e 38-te dhe i perhershmi Kavani dyfishon shifrat tre minuta para perfundimit te kohes se rregullt. Me kete fitore Napoli ngjitet ne kuoten e 40 pikeve duke blinduar per momentin vendin e dyte. Nderkohe Bari mbetet ne fundin e tabeles se klasifikimit me vetem 14 pike.
Ne Luigi Ferraris fitoi antifutbolli
Ndeshja Sampdoria-Juventus eshte mbyllur me rrjeta te paprekura. 90 minutat u shoqeruan nga nje nervozizem i lojtareve ne fushe cka pasqyrohet edhe me tete kartonet e verdhe tre per Sampdorian dhe pese per Juventusin. Pasi ndane piket te fundit ngjiten ne kuoten e 35 pikeve aq sa ka edhe Interi ndersa Sampdoria ka grumbulluar 27 pike ne keto 21 jave.
Lacio nuk eshte me ajo e sezonit te pare
Lacio pesoi dje nje tjeter humbje te rende ne fushen e Bolonjes. Ekipi i Edi Rejas u mposht 3-1 nga skuadra emiliane qe se fundmi po kalon nje krize presidenciale pasi pronari i pare Proceda nuk pagoi rrogat ekipin kuqeblu e mori bosi i kafese Zaneti i cili vetem pak dite me pare e la. Per sa i perket takimit duhet thene se kryeqytetasit kaluan ne avantazh te paret me ane te Flokarit qe ne minuten e 5-te por me pas gjithcka foli per vendasit qe arriten te permbysnin gjithcka. Fillimisht barazon Ramirez 36 dhe tri minuta me vone Di Vaio kaloi Bolonjen ne avantazh. Ne minuten e 86-te bolonjezi Gimenez dhe i kaltri Andre Diaz dolen me kartone te kuq. Ne minutat shtese Di Vaio shenon edhe golin e trete per Bolonjen. Keshtu Lacio mbetet ne kuoten e 37 pikeve aq sa ka edhe Palermo qe ngjitet ne vendin e katert. Nderkaq Bolonja ngjitet ne kuoten e 28 pikeve duke u pozicionuar ne vendin e dhjete ekipit emilian per shkak te problemeve ne drejtim i jane hequr edhe tri pike.
Te tjerat
Ne ndeshjet e tjera Fiorentina bazoi 1-1 ne fushen e vet perballe Leces ndersa perballja Kievo-Xhenoa perfundoi ne barazim 0-0.
Seria A Java 21
Renditja Pike Nd.
1. Milan 41 20
2. Napoli 40 21
3. Roma 38 21
4. Lacio 37 21
5. Inter 35 20
6. Juventus 35 21
7. Palermo 34 21
8. Udineze 33 21
9. Sampdoria 27 20
10. Kaljari 26 21
11. Fiorentina 25 20
12. Parma 25 21
13. Bolonja 25 21
14. Kievo 24 21
15. Xhenoa 24 20
16. Katania 22 21
17. Lece 20 21
18. Cezena 19 20
19. Breshia 18 21
20. Bari 14 21