E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ana e panjohur e Xhavit Halitit

Bazuar ne nje raport te sherbimit inteligjent te KFOR-it te vitit 2004 gazeta e njohur franceze Le Monde boton te dielen nje shkrim per Xhavit Halitin ku flet per natyren e rrezikshme te tij lidhjet me SHIK-in krimin dhe afera te tjera.

Shkrimi i titulluar Fytyra tjeter e Kosoves flet se sherbimi inteligjent i KFOR-it ishte fokusuar shume ne aktivitetet e te forteve te Kosoves ndersa Xhavit Haliti ishte njeri prej tyre si ish themelues i UCK-se dhe drejtues i larte i PDK-se. Sot eshte nje biznesmen i forte anetar i partise se Hashim Thacit dhe anetar i kryesise se parlamentit shkruan gazeta raporton Indeksonline.

Bazuar ne kete dokument Xhavit Haliti i njohur me nofken Zeka ka edhe anen tjeter - njeri prej sponsoreve te mafise kosovare qe gjithashtu ka nje ndikim te madh ne politike. Dhe nuk eshte i vetmi per kete rol te dyfishte ne eliten politike kosovare e dominuar nga ish lidere te UCK-se dhe te sherbimeve te ndryshme sekrete.

Bashkesia nderkombetare shkruan Le Mond eshte informuar vazhdimisht edhe ne detaje per anen e erret te te forteve te UCK-se. Se paku jane zyrtaret e kunderzbulimit qe nuk kane kurrfare dyshimi per aktivitetet e tyre ku shumica e lidereve te Kosoves jane te kycur te gjitha llojet e trafikimit komplote krim te organizuar te lidhur edhe me rajonin reketim frikesim likuidim te kundershtareve etj.

Shkrimi me tej hedh hije dyshime per vertetesine e provave te Dick Martyt se UCK-ja ka trafikuar organe ne 1999 por faktet e tjera qe i lidh ata me krimin e pasluftes ekzistojne.

Nese jemi per ti besuar raportit te sherbimit intelegjent te KFOR-it ne vitin 2004 informata qe jane perfshire edhe ne nje analize tjeter te sherbimit gjerman muaj me vone Haliti shfaqet i nderlidhur me shume rruge si Zvicer Prishtine e Shqiperi shkruan Le Monde.

Ne raportin e kunderzbulimit te KFOR-it thuhet se eshte i lidhur me kafe Dubrovnik ne Prishtine hotel Theranda ne Prizren. I lidhur me grupet ku i takon shpesh ne restorantin Thana ndermjet Pejes dhe Prishtines. Anetar i bordit te Kosova Petrol njeri prej lidereve kryesor kriminal ne Kosove ka shume dyqane dhe restorante ne Peje. Se fundi eshte raportuar se eshte anetar i SHIK-ut.

Ne shkrimin e Le Monde ku botohen pjese te raportit te KFOR-it theksojne se ka fjale qe thone se ai kishte lidhje edhe me UDB-ne sherbimi sekret serb ku i informoi ata per destinimin e armeve per FARK-un fraksion ky i lidhur me Ibrahim Rugoven. Ai ishte i lidhur me frikesimin e anetareve te LDK-se permes SHIK-ut. Thuhet te jete nje multi-milioner. Fondi lsquoVendlindja Therret eshte menaxhuar pothuajse prej tij. I perfshire shume ne prostitucion trafikim armesh droge dhe gjithashtu me nafte. Eumlshte i lidhur me Fatos Nanon. Ai e mbeshtet financiarisht Hashim Thacin dhe merret me financat e PDK-se thuhet ne raportet e KFOR-it te botuara nga Le Mond.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›