E Diel, 1 Nëntor 2026

Bekim Fehmiu Ku ka shkelurkemba ime ka qene Shqiperi

TIRANE-Intervista e vitit 2001 kur aktori i famshem kishte shkelur ne Shqiperi pas 31 vitesh se bashku me bashkeshorten Branka si i ftuar ne spektaklin e Vera Grabockes Dua me shume Shqiperine...

Pas 31 vjetesh eshte kthyer ne Shqiperi aktori i madh shqiptar Bekim Fehmiu shume i njohur ne skenen dhe ekranet nderkombetare partner i aktoreve te shquara si Ava Gardner Klaudia Kardinale apo Irene Papas. I ftuar nga zonja Vera Grabocka per te nderuar spektaklin Dua me shume Shqiperine ai shoqerohej nga bashkeshortja e tij zonja Branka Petriccedil - Fehmiu edhe ajo aktore qe shkelte per heren e pare token aq shume te deshiruar te burrit dhe djemve te saj. Mbas 56 vjet karriere artistike te suksesshme ai falenderon publikun shqiptar per emocionet e kendshme qe i kane sjelle artistit qe per vite te tera u ka shkaktuar emocione te fuqishme te tjereve fatkeqesisht ne gjuhe te huaj dhe asnjehere ne gjuhen shqipe. Dhe per kete ai guxon te qortoje vetveten duke folur gjuhen e nenes se tij qe ai e vlereson shume. Nga skena e spektaklit te Pallatit te Kongreseve ai ka vleresuar shume femren shqiptare te personifikuar tek zonja Vera Grabocka duke e percaktuar ate si nje fuqi te madhe kulturore boterore. Kjo me shqyti per ta takuar menjehere pas koncertit se bashku me te shoqen qe ishte e mrekulluar nga mikpritja shqiptare.
Zoti Bekim si ndjeheni ne Shqiperi
Une ju them se ku ka shkelur kemba ime ka qene Shqiperi. Ska gje me te fuqishme se dashuria ka thene Bethoveni i madh. Ndaj edhe une me dashurine per Shqiperine ne zemer e ne shpirt kam qene ne ccedildo hap e ne ccedildo vend ku kam shkuar. Kudo kam dashur te le gjurmet e mia si shqiptar qe edhe kur te mos jem ne jete te kete mbetur vepra ime. Dhe per kete se pari duhet te falenderoj nenen time.
Kur keni qene per here te pare ne Shqiperi
Me sa duket fati im ka qene qe ccedildo 30-31 vjet te jem ne Shqiperi. Per here te pare kam qene ne vitin 1939 se bashku me familjen time dhe pas 10 vjeteve me 1949 jam kthyer ne shtepine time ne Kosove. Ne vitin 1972 kam qene i ftuar nga Pirro Milkani dhe Dhimiter Anagnosti si mysafir ne Kinostudion Shqiperia e re. Falenderoj gjithashtu edhe Ramadan Sokolin qe me ka falur nje kasete magnetofoni me incizime te interpretimeve te Aleksander Moisiut dhe te librit 16 shekuj qe fillon me kapitullin Njihe vetveten. Dhe une e njoha vetveten neper bote duke filluar nga shekulli III me inxhinierin e pare ne historine e Evropes fotografia e te cilit gjendet ne monedhen 20 shilinga austriake deri tek mjeshtrit qe kane ngritur Pjacen San Marko ne Venedik apo Taxhmahalle. Por ccedilfare kemi bere per veten tone ketu ne Shqiperi Mos e keni degjuar Bekim Fehmiun ne ndonje nga filmat e tij te flase shqip Jo. Une tani po perseris ne shqip poezine e flamurit O flamur gjak o flamur shkabe
O vend o vater o nene e babe. Lagur me lot djegur me flake Flamur i madh per vegjeli.
Sa e kini ndjere peshen e faktit qe keni interpretuar gjithmone ne gjuhe te huaj kur ne dejet tuaja rrjedh gjak shqiptar
Pike se pari Bekim Fehmiu eshte shqiptar dhe ai dashje pa dashje kete emer e merr me vete kudo. E kam pas nje babe te menccedilur qe me ka dhene dy keshilla E para Nuk ekzistojne popuj te mire e te keqij religjione te mira e te keqija por ekzistojne vetem njerez te mire e te keqij. Dhe e dyta Ne qofte se nuk e do popullin tend nga i cili rrjedh me te gjitha te metat marrezirat apo te mirat qe ai ka nuk mundesh me dashte askend.
Po si ia ka mberritur Bekim Fehmiu te fitoje kete fame e sukses ne kinematografine e huaj
Nuk ka qene aspak e lehte. Ju duhet ta dini se jam i pari shtetas nga te gjitha shtetet lindore komuniste qe nuk kam pranuar ta nderroj emrin tim shqiptar. Kam qene ne Rome per xhirimet e filmit Aventurieret pas pese javesh xhirimi me therrasin dhe me urdherojne te nderroj emrin. Jo - u them prere - ky eshte emri im dhe une vetem me kete emer do te punoj ne qofte se nuk pranoni ju une e prish kontraten e filmit me ju... Atehere pata nderhyrje e presione nga me te ndryshmet pasi u shkaktoja shume deme financiare po te largohesha nga xhirimi sepse ishim ne mes te filmit dhe ai duhet te perfundonte sa me pare. Keshtu ata u detyruan te me imponohen me emrin tim shqiptar.
Ccedilfare do te veccedilonit nga karakteristikat e shqiptarit cilat jane ato qe ju i vleresoni me shume
Krenarine vendosmerine dhe shpirtin e paepur. Po ju tregoj nje shembull nga jeta ime artistike. Kam qene me xhirime ne Itali dhe isha vendosur ne Grand Hotel ne Rome. Aty ishte edhe i madhi Ccedilarli Blludon qe shetiste ccedildo nate me yjet e kinematografise. I kishte bere pershtypje mungesa ime dhe me kishte kerkuar por une atehere ne kohen e lire studioja gjuhen angleze dhe nuk kisha kohe megjithate per kembenguljen e tij i le takim ne oren 1630. Jam shume korrekt ne orar dhe shkova pak minuta para orarit dhe e prita ne holl. Kaluan 10 30 minuta kaloi nje ore dy ore dhe une me ne fund nuk durova. I shkrova nje leter ku i thosha se koha ime e lire kishte kaluar dhe une nuk kisha me teper se dy ore kohe per te. Te nesermen ai me kerkon te falur dhe me lutet per ta pritur ne nje tjeter dite por une siccedil iu thashe nuk kisha me kohe e iu pergjigja Une ju respektoj por ajo ishte dita ime e vetme e lire. Doja qe gjithkush te respektonte vendimet per lirine time per jeten time. Keshtu qe u desh te kalonin shume muaj deri ne Krishtlindjet kur une se bashku me gruan time Branka isha ne Bogota dhe zoti Ccedilarli organizoi nje pritje madheshtore per ne ku na mbuluan me peshqeshe. Dhe gjithccedilka ia dedikoj krenarise sime dhe punes se palodhur e cilesore qe u ka imponuar te gjitheve respekt.

GazetaShqiptare/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›