E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndricim Xhepa U kujtuan shume vone te me japin Urdhrin ldquoMjeshter i madh

Persos titujve dhe vleresimeve qe tashme jane bere jo pak por 17 te tille per te apasionuarit e kinemase ngelen te pakrahasueshme role si Toma tek Flutura ne kabinen time Ardi tek Te mos heshtesh drejtori tek Treni ne 7 pa 5 Arseni tek Duaje emrin tend Beu tek Dasma e Sakos Haruni tek I dashur armik apo Ilo Zoto tek Lindje perendim lindje me tej ne teater Romeon tek Romeo dhe Zhuljeta Fernando Krafin tek Fernando Xhorxh Shnajder tek Kapitulli i dyte Astrovin tek Xhaxha Vanja dhe deri tek nazisti se fundmi tek Darka e gabuar. Jane keto figura qe e bejne aktorin Ndriccedilim Xhepa pa medyshje me te madhin e diteve tona A nuk eshte ky nje motiv i forte per te nisur suplementin Summer Pages me te
Keni marre 17 ccedilmime e trofe sa i kenaqur jeni nga karriera juaj
Realisht jane nje shifer e tille trofesh dhe per hir te se vertetes te barabarta si teatrore edhe filmike 17 kupa vleresime ccedilmime urdher nderi nga presidenca etj. Por padyshim nuk mundem te them qe ccedilmimet vleresimet te kene qene qellim ne vetvete te kene qene pararendja e mendimit apo arsyeja shtytese e punes time sepse do te tregoja ne menyren me te thjeshte qe skam lidhje me kete profesion skam lidhje me kete pune absolutisht e para e shtata dhe e njezet e shtata eshte puna eshte deshira pasioni angazhimi serioz qe duhet te kesh me kete profesion. Eumlshte padyshim serioziteti me te cilin duhet ti shohesh keto lloj produksionesh filmike dhe teatrore qe te afrohen nga vleresimi i regjisoreve dhe deshira e padiskutueshme per te arritur cilesi pavaresisht rrethanave qe te krijohen ne shesh xhirimi apo ne sheshin skenik me X apo me Y figure. Kjo pasohet pastaj me deshiren tjeter qe kjo pune te pasqyrohet tek spektatori ne nje salle kinemaje apo teatrore te shikohet sa me shume te pelqehet sa me shume mundesisht dhe pastaj vijne faza te tjera qe te jesh prezent ne faza konkurruese ne festivale qofte brenda qofte jashte vendit dhe pse jo aty ku ka konkurrim pastaj te kesh deshiren te vleresohet puna por mbasi te kesh kryer te gjithe keto etapat e te berit te sherbimit te punes por kurre nuk ka qene qellim ne vetvete qellim imediat qellim shqetesues brenda meje qe te udheheqin punen dhe ndjesine time ccedilmimet dhe medaljet. Ato kane ardhur si pasoje e figurave cilesore qe jane prodhuar si ne film ashtu edhe ne teater dhe si pasoje e vleresimit te dhjetera jurive kolege regjisore aktore nga me te ndryshmit kritike etj. Pra nuk burojne si pasoje e shoqerive dhe miqesive por si pasoje e punes.
Megjithate se fundmi keni marre urdhrin Mjeshter i madh dhe keni qene madje gjate kohes qe shfaqej ne skenen e teatrit Darka e gabuar. Eumlshte nje urdher vertete i larte. Sipas jush erdhi ne kohen e duhur
Te shprehem sinqerisht nuk ka qene objekt shqetesimi po te marrim per shembull 10-vjeccedilarin e fundit se kur do merret a kur do te jete pjese e vleresimit tim ky titull qe ne profesionin tone titulli Mjeshter i madh eshte ne nje kuptim maksimumi i vleresimit. Shqetesim ka qene ardhja e roleve cilesore shqetesim ka qene qe une te pranoj rolet cilesore dhe te di te refuzoj e te mos behem skllav i honorareve qe nuk rregullojne ndonje gje te madhe ne jeten tende. Une do te thoja qe duke pasur parasysh edhe individe te tjere qe mund ta kene marre kete titull qofte 5 apo 10 vjet perpara por duke pare ne te gjitha drejtimet per rolet ccedilfare te vijne dhe ccedilfare i vijne ccedilfare arritjesh ke dhe ccedilfare arritjesh kane vleresimet jane qe ndoshta ky ccedilmim ky urdher mund te kishte ardhur edhe me perpara. Kam mesazhe dhjetera disa e disa qe vijne nga krijues edhe nga kolege direkt te zanatit te cilet shprehen direkt ose me mesazhe ose me telefonata qe duhet te vleresohesha shume me perpara por sinqerisht e them nuk ka qene objekt shqetesimi perse spo vleresohem perse spo e marr kete titull. Dhe do ta mbyllja me kete qe kam kenaqesi qe kete lloj titulli e disponoj me firmen e presidentit Bamir Topi. Keshtu qe nuk me shqeteson ajo pse mund ta kisha merituar 5 apo 10 vjet me perpara.
Se fundmi ne teatrin kombetar eshte shfaqur Darka e gabuar nje shfaqje shume e bukur sipas komenteve te medias ku u kthyet me nje rol me sukses te plote ne rolin e Kolonelit. Ccedilfare ishte per ju ky rol dhe ardhja e tij
Sapo komentova qe zgjedh dhe nuk pranoj ccedildo gje qe me afrohet. Realisht une ne teater po punoj pas 2 vitesh. Mora rol ne teater pas nje 2-vjeccedilari ne te cilin kam bere 2 filma. Rikthehem ne teater pas Aktorvit qe punova ne Xhaxha Vanja me regjisorin vertet shume cilesor siccedil eshte Umkovski dhe rikthehem dhe e pranoj kete rol. Nuk eshte ne permasat e rolit supervoluminoz nga fillimi deri ne fund por eshte nje rol po themi me nje strukture me te mbledhur kolonelit nazist tek Darka e Gabuar e Kadarese dhe e pranova absolutisht me kenaqesi. Ne keto 30 vite hyn ne karakteret vertete te veccedilanta dhe simpatike. Ky eshte gjermani i dyte siccedil thate ju bashke me gjermanin tjeter tek filmi Kthimi i ushtrise se vdekur por jane dy gjermane krejtesisht te ndryshem ne kohe te ndryshme me detyra dhe operacione te ndryshme me marredhenie krejtesisht te ndryshme dhe po ti shohesh kushdo krijues kritik apo kushdo qofte kam bindjen qe jane ne rrethana ne zgjidhje aktoriale profesionale totalisht te ndryshem nga njeri-tjetri gje te cilen une e them hapur e pretendoj. E them shqeto sepse vertete ka vlere tek aktori ajo ccedilfare eshte kryesorja mosperseritja mosrenia ne batakun e gjerave te njellojta te vazhdueshme ne kohe te ndryshme role te ndryshme por te bera njelloj. Kjo eshte arsyeja pse une e pranova me kenaqesi. Kesaj do ti shtoja nje kenaqesi te punes me nje regjisor vertete cilesor si Fatos Haxhiraj i cili pavaresisht nga 20 vjet shkeputje nga skena e ketij teatri ka ne arsenalin e punes se tij rreth 15 premiera te punuara nga vitet 75 deri ne 90 dhe me te cilin une ruaj kujtime vertete te mira sepse kam punuar rreth 5 premiera me te ne role kryesore ne vitet 82 deri ne 90 i cili ka shfaqur tek une qe ne fillesat 2-3 vjeccedilarin e pare timin si aktor nje simpati ndaj cilesive te mia si aktor. Dashamiresi reciproke e cila shkoi nga viti ne vit nga puna ne pune ne rritje dhe pas 20 vitesh takohemi e kemi nje deshire te bashkepunojme perseri me shume kenaqesi me shume vleresim karshi njeri-tjetrit ne raportin regjisor-aktor. Si pasoje e kesaj dhe kjo marredhenie e kesaj premiere e Darkes se Gabuar pra midis meje dhe regjisorit Fatos Haxhiraj vertete konkludoi me nje arritje me nje mbyllje te kesaj pune vertete sa mirenjohese karshi njeri-tjetrit sa respektuese sa vleresuese dhe pse jo mund ti lere vend ne te ardhmen nje bashkepunimi tjeter vertete simpatik qe nuk eshte ndonje sekret i madh por ndoshta me nje komedi sepse realisht Fatosi si regjisor ka vertete cilesi shume te veccedilanta dhe ne trajtimin e komedive qe ka punuar dikur ne teatrin kombetar.
Ne kete moment le te kthehemi pak ne kohe dhe shkojme tek roli juaj i pare. Si e kujtoni ne teater dhe a e kishit parashikuar kete sukses
Absolutisht nuk ka se si ta parashikoja. Nje njeri qe e parashikon qe ne 2-3 vitet e para te te filluarit te ketij profesioni se pas X Y vitesh do te jete i tille apo i atille une kam bindjen qe njekohesisht i ka bashkangjitur vetes nje vetebesim dhe siguri shume pavlere nje vetesiguri derrmuese shkaterruese per vete personin. Keshtu qe fillesat kane qene gjithmone ne kerkim nje lloj perpelitje. Absolutisht une mendoj se duhet te jete brenda ketij profesioni ne menyren me te natyrshme pra perpelitje krijuese per te pare per te studiuar ku vetvetja jote mund te jete e integruar sa me natyrshem ne figurat e para qofte ne film qofte ne teater ne nje forme gjithmone sa me te kujdesshme me nje nuhatje personale qe duhet ta kete sa fillestare aq te zhvilluar ne kohe aktori per te krijuar ate rritjen shkalle-shkalle jo te pa menduar jo formaliste por nje rritje cilesore me baza me te vertete profesionale. Ne qofte se ti do ta besh kete transparence profesionale tek regjisoret ne forme te tille te zgjuar absolutisht dhe regjisoret do te dine te te ofrojne rolet perkatese qe te takojne.
Cili ka qene roli juaj i pare
Roli i pare ne teater dhe jo me kot e permenda dhe prezencen per here te gjashte apo te shtate me Haxhirajn sepse roli i pare ka qene ne nje drame simpatike pas provimit te fundit ne vitin 82 me regjisorin Fatos Haxhiraj. Aty kam pasur dhe nje bashkepunim te cilin do ta cilesoja me te vertete shume te vleresueshem nga ana profesionale. Sepse ne ate veper babai i personazhit qendror te vepres ishte aktori i cilesive te veccedilanta mund ta perdorim ate fjalen aktor i madh sepse ne e perdorim shpesh kete i madh por per mendimin tim duhet perdorur me rralle aty ku vertet meritohet Sulejman Pitarka dhe emri i personazhit tim sigurisht ka qelluar rastesisht. Emri i personazhit tim ka qene Martin ashtu siccedil quhet sot im bir. Nuk ia kam vene emrin per arsye te rolit.
Po kush e zgjodhi atehere emrin Martin per djalin tuaj
Emrin e djalit Martin padyshim e kam zgjedhur une. Per hir te se vertetes ime shoqe nuk ka treguar ndonje shenje egoizmi te tepruar per ta vendosur ajo por perkundrazi me shume deshire ka thene qe emrin e djalit ta vendos une.
Po spunton nga e more
Spunton e kam zgjidhur ne forme te thjeshte vura disa njerez ne pune vajzen e tezes vajzen e halles vellane tjetrin tjetrin te cilet me sillnin lista dhe une vetem krasitja dhe qethja vazhdoja te ngushtoja rrethin derisa mbeten 3-4 emra. Nga ato 3-4 pasi u mendova dhe nje nate vendosa 1. Mendova se eshte nje emer sa shqiptar aq edhe nderkombetar. Dhe me mbiemrin shkon nga ana e tingullit shume natyrshem prandaj vendosa pa hezitim.
Kujtimi me i bukur ne xhirimet e tua
Filmi i pare qe dha nxitje per pune te metejshme ka qene filmi Shoket i xhiruar po ne vitin 1982. Keshtu qe viti 82 ka qene medaljoni i pare i vleresimit si aktor. Pra direkt pas filmit Shoket ne momentin qe eshte pare ne kolektiv kolektivi krijues ishte goxha i konsiderueshem per hir te se vertetes ne ate kohe me eshte afruar skenari nga regjisori Spartak Peccedilani i filmit Koha e larget te cilen e mora me kinoprove. Kinoprova zhvillohej midis meje dhe disa aktoreve me pervoje minimalja 10 vjet me te medhenj se une siccedil ishin Guljem Radoja Timo Flloko etj dhe u fitua nga une kinoprova. Pastaj ne ate film kam punuar vertete me nje qejf me nje maniakeri artistike shume te veccedilante.
Pastaj erdhen ne seri filmat e tjere Duaje emrin tend Te mos heshtesh Telefoni i nje mengjesi Flutura ne kabinen time Kthimi i ushtrise se vdekur pastaj vijne filma te tjera si Dasma e Sakos Porta Eva I dashur armik Lindje Perendim Lindje etj.
Xhirimi qe ju ka mbetur me shume ne mendje
Ne 33-34 filma ka pasur momente te veccedilanta qe lidhen edhe me formen e nje situate te veshtiresise interpretative apo e veshtiresise se rrethanave te xhirimit apo e veshtiresise se nje dialogu apo nje monologu me nerv shperthim emocional etj. Jane te shumta perderisa eshte edhe nje shifer goxha e konsiderueshme filmash. Mund te permend nje moment i shperthimit brenda familjes tek filmi Hije qe mbeten pas i revoltes se djalit karshi familjes nje pershfaqje te dhimbjes pasi Toma tek Flutura ne kabinen time ka pesuar incidentin dhe ne familje tek nena dhe babai qe e kane rritur Tomen ai pershfaq gjithe gjendjen gjithe peshtjellimin e tij shpirteror gjithe ate ngaterrese emocionale qe ka brenda vetes. Ka qene nje moment per shembull i shperthimit te Alush Beut tek Dasma e Sakos ne momentin kur me gjithe lojen e dasmes e ndjeu qe e futi ne doren e tij Sakon kane qene momente poetike shume te ndjera me aktoren polake Magdalena Vujccedilek tek Porta Eva skena intime me te me te vertete u ekzekutua midis meje dhe saj ne nje respekt profesional dhe shoqeror shume te admirueshem apo mund te kujtoj prape nje veshtiresi qe ne pergjithesi me shoqeroi gjithe figuren ne teresi tek I dashur armik me regjisorin Gjergj Xhuvani pasi erdha direkt nga problemet e veshtira shendetesore kardiake pas vitit 2003 te mos harrojme qe une xhirimet e atij filmi i kam filluar vetem tre dite pasi jam kthyer nga Italia. Me aktoren e disa filmave me te vertete premtues per te ardhmen siccedil ishte Matilda Makoccedili tek Te mos heshtesh midis ekonomistit dhe vajzes se re me dramen qe kishte kaluar ose tek raporti prape i ngaterruar tek Treni ne 7 pa 5 midis meje dhe Alikajt qe luan ekonomisten e bankes apo raportit shume te veccedilante shume delikat elegant dhe te vrazhde qe kishte Toma dhe Flutra mesuesja e fshatit tek filmi Flutura ne kabinen time etj.
I keni lene ndonjehere ne mes xhirimet Ke pasur ndonje incident qe te kete shkaktuar nderprerje te punes
Ti kem lene xhirimet... Tani ndoshta momentalisht e kam te veshtire te kujtoj ndonje por besoj se duhet te kete pasur ndonje dite anulimi xhirimi ose nderprerje se per hir te se vertetes menyra se si punohej ne film deri para viteve 90 koha ishte me ne dispozicion te grupit te filmit per faktin qe filmat shkonin edhe ne 3-4 muaj xhirime kurse sot filmi me i ngarkuar me dite xhirimi mund te shkoje deri ne nje muaj e gjysme. Une qe te jem bere ndonjehere shkak per te nderprere punen nuk besoj nuk kam pasur te tilla raste nuk kam pasur asnjehere nderprerje per arsye moskorrektese apo mospergatitjeje. Por nuk do ta quaja te ccediluditshme nese nje moment nuk ecen sepse krijohen arsye dhe mundet qe nje sekuence te perseritet prape te nesermen. Gjera te tilla mund te kete pasur dhe eshte krejtesisht logjike gjithmone ne sherbim te asaj per tu arritur momenti apo skena ne formen me te mire dhe sa me maksimale.
Keni bashkepunuar me shume aktore cila ka qene partnerja me e mire
Shiko mbetet gjithmone e veshtire nuk eshte aq e thjeshte per te thene ate kandarin 100 ekzakt sepse ju thate me te drejte shume partnere dhe eshte e vertete qe ndoshta mund te jene te rralle ose fare te rralle aktore qe te kene punuar me te gjitha koleget aktore me te dukshme te filmit dhe teatrit shqiptar. Duke filluar nga Xhuvani Mujo Alikaj Bulku Diamanti Makoccedili dhe duke vazhduar deri tek aktoret e huaja si Mgadalena Vujccedilek qe vertete ishte aktore cilesore shume e sinqerte shume e vertete sikunder dhe aktoret me te reja me te cilat kam bashkepunuar i kam pasur partnere ne role kryesore keto vitet e fundit si Olta Dako Eftjola Laccedilka Luli Bitri apo Monika Lubonja e Ermela Teli etj. Keshtu qe une do te thoja se jane aktore te cilat gjithsecila ka te veccedilanten e vet kush superon me shume me filmin dhe diccedilka me pak ne teater kush superon me shume me teatrin dhe me e pak ne film. Natyrisht veccedilon ajo aktore qe i zoteron mire te dyja si filmin si teatrin. Une jam i mendimit qe gjithmone kete pune duhet ta beje kritika absolutisht gazetaria artistike qe i analizon i veccedilon keto pune.
Nje pyetjet te fundit aktori eshte aktor ne ccedildo rol por cili rol ka qene me afer temperamentit tuaj cili ju ngjan me shume Kush me ngjan Sinqerisht une do te beja ndonje mekat te vogel karshi nje X apo Y figure ne qofte se do te zgjidhja nje pasi jane nje mase e tere dhe kjo me gezon disi edhe me vetveten edhe me njerezit qe nuk jane te paket te cilet te vleresojne dhe kur ulesh rastesisht ne tavolina miqsh apo qofte edhe me njerez te profesionit apo jashte profesionit. Mund te permend edhe Benin tek Hije qe mbeten pas edhe Tomen tek Flutura ne gabinen time edhe Ekonomatin Ardin tek Te mos heshtesh edhe drejtorin tek Treni ne 7 pa 5 edhe Arsenin tek Duaje emrin tend qe jepej jo me larg se mbreme ne ate kanalin T edhe Gencin tek Shoket po edhe Beun tek Dasma e Sakos apo Harunin tek I dashur armik apo Ilo Zoto tek Lindje perendim lindje. Ne teater edhe Romeon tek Romeo dhe Zhuljeta edhe Fernando Krafin tek Fernando apo Xhorxh Shnajder tek Kapitulli i dyte apo Astrovin se fundi tek Xhaxha Vanja dhe deri tek nazisti se fundmi tek Draka e gabuar. Kjo tregon qe secila figure ka pjese te mia dhe jashte meje rendesi ka qe te gjitha keto gjithe kjo vorbull cilesish qe kerkon figura qe ti ke brenda vetes diku-diku kerkon ndihme dhe merr cilesi qe i ka figura te cilat ti nuk i ke te tuat por duhet tia veshesh figures. Kam pershtypjen qe kjo eshte edhe centrifuga e ndjesise dhe peshtjellimit aktorial te cilin aktori duhet ta kete te rikarikueshem sepse ne momentin qe ketij centrifugu i shkarkohen baterite atehere figura te tjera do te bien ne perseritje do te bien ne monotoni do te ndjehet mungesa e te veccedilantes. Vete fakti qe keto figura filmike dhe teatrore qe sapo permenda une jam i bindur qe po ti fillonte ti analizonte nje kritik nje studiues filmi apo teatri kam pershtypjen se do ta kishte pak te veshtire qe te gjente te peraferten midis figurave te mia. Kjo eshte mendoj nje arritje nuk dua ta teproj por keto figura me ngushellojne me lene pak te qete brenda punes dhe investimit tim personal te deritanishem. Duhet ti them vetvetes qe te mos ul kerkesen per te pasur nje vijueshmeri sa me te fresket per figurat e metejshme per te mos ulur kerkesen qe fillon qe nga pranimi i roleve pranimi i ofertave dhe pastaj etapat e mepastajme qe kerkon sheshi skenik apo sheshi i xhirimit bashkepunimi me regjisoret deri ne momentin e nje premiere teatri apo nje premiere filmi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›