Bekim Kuli firmos me DinamonIsh-kapiteni i Besës nënshkroi një kontratë 2-vjeçare me “blutë”, që skadon deri në përfundim të sezonit 2010-2011.

Bekim Kuli është blerja e tretë e Dinamos në merkaton verore. Ish-kapiteni i Besës nënshkroi një kontratë 2-vjeçare me “blutë”, që skadon deri në përfundim të sezonit 2010-2011. Sipas asaj që raportohet nga klubi 17-herë kampion, kontrata e nënshkruar nga mesfushori i avancuar 27-vjeçar, ka si opsion edhe zgjatjen e saj të mëtejshme, nëse në përfundim të saj palët bien dakord për vazhdimin e bashkëpunimit. Kuli, i cili më parë luajtur edhe me Partizanin, Teutën, Besën e Lushnjën, ishte protagonist i titullit të fituar nga Dinamo gjatë sezonit 2007-2008.
E Enjte, 11 Qershor 2009