Ja si do te shpenzohen 45 mije eurot
Duke qene se shuma e vene ne dispozicion te fituesit gjate spektaklit "Big brother" ka qene e tatueshme, Arbri ka marre ne dore 45 mije euro. Ai ka nisur tashme punen seriozisht per t'i shperndare ato ne destinacionin e premtuar, qe ne fillim. Per kete arsye Arbri ka ngritur nje shoqate vullnetaresh, qe do ta ndihmojne ne misionin e tij, ndersa transparencen e te gjithe veprimtarise, synon ta paraqese ne websiten e shoqates: www.shqiperiandryshon. Me sloganin "Ndryshimi nga fillon nga ty", Arbri dhe miqte e tij studente, qe jetojne jashte vendit, ecin me idene se me pune dhe vullnet ky vend do te ndryshoje. "Se bashku me grupin e vullnetareve, kemi hartuar nje plan, qe kap disa fusha, si pasuria natyrore, trashegimia kulturore, ndihma ndaj femijeve jetime, ndaj personave me aftesi te kufizuara etj.", tregon Arbri, i cili shton se veprimtaria e shoqates do te shtrohet edhe jashte Shqiperise, ne Kosove dhe Maqedoni. Ai shton se shume shpejt veprimtaria e tyre do te nise ne fshatin Gerdec me rikonstruksionin e fushes sportive te demtuar ne nje shkolle. Po keshtu grupi i vullnetareve do te jete edhe ne Marqinet, ku do te mbjellin 26 fidane ulliri me emrat e viktimave te Tragjedise.