E Diel, 1 Nëntor 2026

Karlo Ançeloti zyrtarisht trajner i ekipit të Çelsit

Londër - Karlo Ançeloti është zyrtarisht trajner i skuadrës së Çelsit. Lajmi bëhet i ditur në faqen zyrtare të klubit londinez, në të cilën thuhet se tekniku i njohur italian do ta drejtojë për tre vjet këtë skuadër.

Përballja e djeshme me Fiorentinën ishte e fundit për Ançelotin në stolin e Milanit, ekip të cilin e ka drejtuar për tetë sezone, duke fituar një kampionat dhe dy Liga Kampionesh.

Ançeloti përflitej prej kohësh se do të merrte drejtimin e Çelsit. “Karlo ishte kandidati më serioz për Çelsin. Ai ka një përvojë të madhe si trajner dhe futbollist. Shpresojmë se të gjithë fansat e Çelsit do t’i urojnë mirëseardhjen teknikut italian”, thuhet në faqen e Çelsit në internet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›