Ne histori, Vorskla e shqiptarëve fiton Kupën në UkrainëArmend Dallku e Debatik Curri luajtën gjatë gjithë takimit, ndërsa Januzi zëvendësoi në minutën e 70-të, pikërisht autorin e golit, Slachkon.

Debatik Curri, Armend Dallku e Ahmed Januzi shkruajtën emrin në “librin e artë” të historisë së Kupës në Ukrainë. Vorskla e tre shqiptarëve nga Kosova fitoi 1-0 në finalen e kupës, pikërisht ndaj Shakhtar Donetsk, fitueses së fundit të Kupës UEFA.
Njeriu-gol ishte sërish Vasil Sachko, ukrainasi që kishte shënuar edhe dy golat e fitores 2-0 në gjysmëfinalen kundër Metalist. Sachko realizoi në minutën e 51-të, ndërkohë që në të 57’, Fernandinjo i Shakhtar Dontesk u largua me karton të kuq.
Armend Dallku e Debatik Curri luajtën gjatë gjithë takimit, ndërsa Januzi zëvendësoi në minutën e 70-të, pikërisht autorin e golit, Slachkon.
E Diele, 31 Maj 2009