Bekteshi dhe Cela, yjet e zborit
Sipas te dhenave te para, gjate zborit qe po zhvillohen ne Kamze, dy lojtare shihen me te ardhme te sigurt. Trajneret dhe stafi i FSHF-se qe po i ndjek nga afer deklarojne se Bektashi dhe Cela kane karakteristika te favorshme per te zene vend ne ekipet kombetare, gjate grumbullimeve te ardhshme. Bekteshi eshte pjese e Frajburgut ne Gjermani, ndersa Cela luan ne France. Te dy futbollistet ne fjale, pritet te thirren ne ekipin Shpresa, nga trajneri Artan Bushtati, i cili eshte shprehur entuziast per paraqitjen e tyre. Zbori qe po zhvillohet keto dite ne Shqiperi, me lojtare shqiptar qe deshirojne te veshin fanellen kuqezi eshte vleresuar, si nje shans dhe mundesi e shkelqyer per te krijuar lidhjet e para mes vendit pare gjendjen e lojtareve shqiptar, qe nje dite do te jene lojtare te kombetares sone.