Bele: KQZ funksionoi si celulë e PD, u përdor politikisht në dëm të standardeve zgjedhore
TIRANE - Nënsekretari për çështjet zgjedhore në PS, Koli Bele sqaroi në “News24” vendimin e socialistëve për tu tërhequr nga kërkesa për rivotim në qarkun e Lezhës. I ftuar në rubrikën “Opinion” me gazetarin Denis Minga, zoti Bele theksoi se PS-ja i hapi rrugë certifikimit të zgjedhjeve, pasi nuk mund të lejonte që qeveria aktuale të vazhdonte të mbante formalisht pushtetin përtej afateve të përcaktuara në ligj. Bele komentoi edhe veprimtarinë e KQZ-së pas zgjedhjeve të 23 qershorit, duke thënë se ky institucion funksionoi më tepër si një celulë e PD-së.
Përse u tërhoq PS nga kërkesa për rivotim në qarkun e Lezhës?
Ajo çka shpjegoi dhe zoti Gjiknuri, është e qartë se zgjedhjet në qarkun e Lezhës duhet të përsëriteshin, nëse çështja do vazhdonte të gjykohej nga Kolegji. Por do ishte e papranueshme që kjo qeveri të vazhdonte të mbante formalisht pushtetin ekzekutiv edhe përtej datës 9 shtator, kur duhet të fillojë parlamenti dhe qeveria e re. Për këto arsye PS hoqi dorë nga kërkesa për përsëritjen e zgjedhjeve në Lezhe. Përsëritja e zgjedhjeve do sillte padyshim mandatin e 4 për PS dhe pse jo mandatin e 5. Sigurisht që PS do bëjë një kallëzim penal.
Ndaj kujt, si do eci ky proces?
Këtu shkeljet janë kryer nga individë të njohur dhe të panjohur. Do ishte mirë që organi i akuzës të hetonte thellësisht dhe gjerësisht për shkeljet, sidomos në qarkun e Lezhës.
Publiku nuk i hyn shumë këtyre detajeve, mban mend fillimisht një rezultat 4 me 3 në favorin tuaj dhe më pas KQZ e përmbysi. Ju e pranoni këtë ndërhyrje apo jo?
Mënyra se si u menaxhua e gjithë situata paszgjedhore nga KQZ ishte nga ana e shkeljes së ligjit. Mënyra se si e menaxhoi problemin KQZ, apo palët në këtë rast PD, sepse në fakt KQZ është sjellë si një celulë e PD-së. Mënyra se si PD mund të vërtetonte pretendimet e saj, Kodi Zgjedhor i lejonte të gjitha hapësirat e nevojshme për të kërkuar atë që ata donin të provonin. KQZ u përdor politikisht në dëm të procesit dhe standardeve zgjedhore. Këto janë probleme që besoj do ti shohim në raportin e ODIHR-it.
Kur përmbyllet procesi, certifikimi zyrtar dhe në cilat etapa, si është rruga zoti Bele?
Në fakt ka pasur interes të theksuar mediatik. Ka dhe një shpjegim logjik, pasi ankimimet kanë mbaruar në Kolegj. Në përjashtim të qarkut të Lezhës, që u shty në mënyrë artificiale nga KQZ, 11 qarqet e tjera kanë mbaruar procesin ankimor në KQZ dhe Kolegj. KQZ brenda 3 ditëve duhet të bëjë certifikimin. Këtu ka dalë ai handikapi pasi duhen 5 anëtarë. Në përllogaritjet që kemi bërë janë duke mbaruar sot apo nesër 11 qarqe dhe pas 3 ditësh, besoj se deri në fund të kësaj jave. Jemi përtej limiteve kohore, nëse KQZ nuk merr vendim, PS do t’i drejtohet Kolegjit, i cili do të bëjë atë ndarjen formale të mandateve.
Nëse do të dërgonit anëtarin në KQZ, nuk do ta çonit fare çështjen në Kolegj, e keni këtë si opsion?
Ata anëtarë nuk janë pjesë e strukturës së PS-së dhe nuk mund të urdhërohen të shkojnë për të ngritur dorën në seancë. Nuk kam një pritshmëri të tillë. Nuk është e ndërtuar kështu marrëdhënia e PS-së, ata janë tërhequr me vullnetin e tyre.
Në aspektin ligjor, si do të funksionojë kjo KQZ, do të riformulohet, apo do të kemi një formulë tjetër? Ka një interes se si do vejë fati i këtij ekipi?
Mazhoranca e re do ketë shumë probleme për të adresuar. Një nga këto probleme do jetë dhe ai i KQZ-së. Do ishte e pavend të spekuloja, të ngrija një skenar. Është një vendimmarrje politike dhe i takon koalicionit që do të udhëheqë vendin.
Nëse certifikimi i rezultatit do të shkojë në kolegj, kolegji do të trajtojë qark më qark apo mund të marrë një vendim për 12 qarqet?
Këto janë vendimmarrje pothuajse mekanike do të thoja, tashmë pretendimet janë mbyllur. Kolegji me vendimmarrje do ta formalizojë këtë proces. Ndarja e mandateve është një proces i thjeshtë, formula, numrat dhe një vendim. Nuk ka pengesë që këto vendime të jenë në një ditë të vetme apo dy ditë. S’ka arsye që procesi të zgjatet më tej. Fundi i kësaj jave ose fillimi i javës tjetër unë besoj se procesi do të jetë i përfunduar.
Zërat që po përfliten për qeverinë e re. Ka zëra se emrat janë gati. Ju jeni në dijeni?
Përgjigjen e kësaj pyetje do ta japë kryeministri i zgjedhur në momentin e duhur, që besoj nuk do të jetë i largët.
Keni ambicie për të qenë pjesë e kabinetit zoti Bele?
Lidhur me dorëheqjen e atyre që do zgjidhen deputetë kjo është një vendimmarrje politike e koalicionit. PS ka një numër të konsiderueshëm personalitetesh të spikatura, besoj se kjo është një pyetje që përgjigjen do ta merrni nga kryeministri, por ka shumë nga ata që quhen senatorë, që besoj do të jenë kandidatë të përshtatshëm.
(er.nu/BalkanWeb)