E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti i Bayern Munich, Uli Hoeness i akuzuar për evazion fiskal

bajern-presidentPresidenti i Bayern Munich, Uli Hoeness është vënë nën akuza për evazion fiskal.

Siç raporton BBCja, prokurorët gjermanë kanë akuzuar presidentin e kampionëve të futbollit të Europës Bayern Mynih, Uli Hoeness, për evazion fiskal pas një hetimi të gjatë.

Avokatët e zotit Hoeness, kanë një muaj kohë për t’iu përgjigjur akuzave para se një gjykatë në Munih vendos nëse rasti duhet të shkojë në gjyq.

Ish-futbollisti ka raportuar vetë tek autoritetet më herët këtë vit më shumë se një llogari bankare zvicerane të padeklaruar.

Në maj, bordi mbikëqyrës i Bayern mbështeti zotin Hoeness të mbetej në punë, pavarësisht hetimit. Klubi tha pastaj se Hoeness kërkoi falje dhe ofroi që përkohësisht të hiqte dorë nga funksionet e tij në pritje të rezultatit të rastit të tij, por bordi në mënyrë unanime i kërkoi atij për të qëndruar.

Bayern fitoi edhe Bundesligën edhe Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›