E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, qëllon vëllain me thikë në kraharor, arrestohet pas rezistencës 26-vjeçari

VLORË- Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar sot në qytetin e Vlorës. Një 26-vjeçar në lagjen “1 Maji" të qytetit ka plagosur rëndë vëllain e tij 16-vjeçar, si dhe ka kërcënuar persona të tjerë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00.

Policia e Vlorës ka shkuar menjëherë në vendngjarje duke mos lejuar rëndimin e situatës, pasi autori mësohet se ka qënë jashtë kontrollit.

Bëhet me dije gjithashtu se, policia ka arrestuar shtetasin Ervis Zaçe, i cili qëlloi me thikë në kraharor të vëllanë. 16-vjeçari ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Autori, sipas policisë ka kërcënuar me armë edhe persona të tjerë në vendngjarje, ndërsa u ka bërë rezistencë atyre në momentin që po e arrestonte.

Sipas bluve të Vlorës, Zaçe vuri në rrezik edhe jetën e punonjësve të policisë, të cilët mundën ta kapin më pas 26-vjeçarin. Hetimet për këtë ngjarje vijojnë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›