Belegu prokuroria detyra policise Verifikoni zhdukjen e personit
Prokuroria e Krimeve te Renda i ka lene detyra te reja policise per zhdukjen e Eduart Belegut ish-keshilltar ne Ministrine e Ekonomise. Grupi hetimor shpreson qe uniformat blu te verifikojne zhdukjen e ketij personi ndersa deklarojne se nese ka te dhena per rrembim materialet te referohen ne prokurori. Dosja eshte pezulluar sipas procedures penale kjo pasi Belegu ka nje kohe te gjate qe eshte zhdukur dhe gjate kesaj kohe asnje prove apo deshmi nuk ka hedhur drite mbi vendndodhjen e tij. Tashme hetimet do te ndiqen nga Policia e Shtetit ndersa informacionet per te jane me pikatore. Autoritetet policore italiane greke te Malit te Zi Maqedonise dhe Kosoves kane sjelle informacione ne Prokurorine e Krimeve te Renda ne Shqiperi se ky person nuk eshte futur ne territorin e tyre. Disa jave me pare grupi hetimor i kryesuar nga prokurori Eugen Beci u kerkoi pikave te kalimit kufitar te vendeve fqinje informacione qe kishin te benin me mundesine qe Belegu te ishte futur ne territorin e tyre. Pas konfirmimit te pikave te kalimit kufitar te vendit tone se ky shtetas nuk kishte kaluar kufirin e Republikes se Shqiperise e njejta gje ka ndodhur edhe me autoritetet e huaja. Prokuroria shqiptare u kerkoi vendeve fqinje nese shtetasi Eduart Belegu ishte larguar nga Shqiperia qe nga momenti i ndryshimit te mases se arrestit ndaj tij e deri ne ditet e sotme. Informacioni prej policive te vendeve fqinje ishte se nuk kane regjistruar asnje person me nje emer te tille duke vene pikepyetje te reja per kete ceshtje qe po hetohet nga policia dhe prokuroria shqiptare. Informacione zyrtare kane mberritur ne polici dhe prokurori nga pikat e kalimit kufitar tokesor si Dogana e Kakavijes Kapshtices Dogana e Tre Urave ne Permet Dogana e Qafe-Thanes si dhe Dogana e Hanit te Hotit ne Shkoder. Asnje gjurme per Belegun i cili nuk rezulton ta kete lene Shqiperine ne rruge tokesore. Pas ketyre hetimeve te hollesishme puna e grupit hetimor u perqendrua ne verifikimin e cdo prone dhe pasurie te Eduart Belegut. Pas disa muajsh kerkime Eduart Belegu eshte shpallur i zhdukur ne listen e Interpolit. Sipas faqes zyrtare ne internet te Policise Nderkombetare Belegu rezulton i zhdukur qe ne daten 24 mars te ketij viti kur ka kontaktuar per here te fundit me te afermit. Akuza thote se hetimet per zhdukjen e 47-vjecarit ish-drejtues i kompanise Darfo ne Elbasan per te cilen u mor edhe person i pandehur u perqendruan te ndonje rrembim i mundshem ndersa pas muajsh te tere hetimesh dosja eshte pezulluar disa dite me pare.