Fieri nje memorial per te perkujtuar diten e pavaresise
Nje memorial do te ngrihet ne Fier me rastin e 98-vjetorit te shpalljes se pavaresise se vendit. Autori i memorialit ka mundur te gjeje edhe tekstin e pershendetjes qe kryetari i Bashkise se Fierit ne vitin 1912 ia dergonte Ismail Qemalit me 28 nentor. Teksti i ketij mesazhi do te jete pjese e memorialit qe do te ngrihet ne Fier ne kete nentor. Puna per ndertimin e memorialit ka nisur dhe inaugurimi pritet te ndodhe ekzaktesisht me 28 nentor.
Memoriali do te lartohet aty ku flamuri u ngrit per here te pare ne Fier nga kryebashkiaku i asaj kohe Tonci Kilica.
Autori i kesaj vepre do te jete skulptori i njohur Haxhi Kalluci njeherazi nenkryetar i Bashkise se Fierit. Ne nje interviste per gazeten Shqip Kalluci ka zberthyer disa nga detajet e skulptures me te fundit te tij e cila do te marre nje tjeter status ate te kapercimit nga ekspozimi ne nje mjedis privat apo gjetiu ne nje prezantim publik dhe me vlera te medha historike dhe kombetare.
Pikerisht ne qender te qytetit aty ku ndodhet ende flamuri kombetar qe identifikon pavaresine do te vendoset memoriali. Iniciativa per kete veper ka qene vecanerisht e imja dhe ka si qellim ngritjen e vlerave historike te kesaj ngjarjeje te madhe per shqiptarine. Si nje metropol ne zhvillim Fieri ka nevoje per vepra te tilla aq me shume per vlerat qe mbartin keto vepra tha Haxhi Kalluci. Ai shpjegon se ne ndihme do ti vijne edhe dy skulptore te rinj te porsadiplomuar.
Eumlshte projektuar qe memoriali te zere nje siperfaqe te madhe te vendit ku sot ndodhen thjesht tre shtylla mbi te cilat valeviten flamuri shqiptar ai i NATO-s dhe ai BE-se.
Sipas Kallucit vetem nje shtylle do te qendroje ne memorialin e ri. Mbi te do te valevitet vetem flamuri kuqezi. Mbi nje bazament te gurte do te ngrihet nje gyp I cili do te lidhet ne pjesen e siperme qe eshte konceptuar te jete e ndare ne dy pjese. Ne nje prej tyre do te shkruhet mesazhi derguar plakut Ismail Qemali dhe ne tjetren portreti i Tonci Kilices kryebashkiakut qe ngriti flamurin ne Fier.
Memoriali i pavaresise eshte i treti qe vendoset brenda ketij viti ne Fier. Me heret ne qytet u vendos nje monument i heroines Liri Gero dhe me pas nje i Sejfulla Maleshoves.