E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brigadieri i Gerdecit pranon akuzen per deshmi te rreme

Procesi Veiz Muca I permbahem deshmise ne gjykate ne fabrike nuk punonin femije

Ish-pergjegjesi i fabrikes se demontimit ne Gerdec Veiz Muca i arrestuar pak muaj me pare ne sallen e gjyqit per deshmi te rreme eshte perballur dje serish me togat e zeza. Muca nuk ka pranuar akuzen ndersa avokati i tij mbrojtes Arben Prifti i ka kerkuar gjykates qe te procedoje me gjykim te shkurtuar kerkese kjo e pranuar nga gjyqtari i ceshtjes. Ne seancen e radhes pritet qe prokuroria te paraqese konkluzionet perfundimtare dhe te kerkoje denimin per te akuzuarin. Gjate seances se procesit per tragjedine e Gerdecit Muca deklaroi se ne punishten e demontimit nuk kishte femije te punesuar deshmi kjo qe binte ne kundershtim edhe me vete deklarimet e ish-drejtorit te fabrikes Dritan Minxolli i cili ka pranuar disa here gjate seancave punesimin e femijeve. Ne seancen e djeshme gjyqesore Muca ka pohuar se i permbahet deklarates se leshuar ne gjykate sipas se ciles ne fabrike nuk ishin punesuar femije por ata i sillnin ushqim familjareve te tyre. Sipas dosjes se prokurorise punesimi i te miturve saldimi i karrocave apo edhe rregullorja e punes brenda ambienteve te fabrikes ishin disa nga pjeset e deshmise per te cilat Veiz Muca ka dhene versione te ndryshme ne prokurori e gjykate. Sipas prokurorise gjoja rregullorja e sigurimit teknik ne pune ka sjelle edhe ndryshimin e deshmise nga Veiz Muca i cili gjate nje seance per dosjen Gerdeci tha se kishte nje rregullore dhe kjo u lexohej punetoreve cdo mengjes dhe ishte e shkruar ne nje flete formati. Nje pjese e rregullores tregonte se si do te behej transporti ruajtja dhe hapja e fishekeve. Por kjo pjese e deshmise eshte ballafaquar me theniet e tij ne prokurori pikerisht ne procesverbalin e dates 21 prill te vitit 2008 ku Muca ka deklaruar se nuk kishim nje rregullore te tille ose te pakten une personalisht nuk e kam pare dhe nuk jam njohur me nje kete rregullore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›