Premiera Divizion, sot nis magjia e futbollit botëror
Edhe këtë sezon pritet që në Ligën spanjolle të shohim një kampionat nën diktatin e dyshes “jashtëtokësore” Barcelona e Real Madrid.
Madrilenët janë ata që këtë vit do të luftojnë për çdo trofe, pasi sezonin e kaluar edhe pse kryen shpenzime marramendëse dolën duar bosh.
Në garën për të qenë në katër skuadrat më të mira të Premiera Divizion nuk ngelen mbrapa as Sevilja dhe Atletiko e Madridit.
Ditën e sotme për javën e parë në kampionatin spanjoll do të luhen tre ndeshje, ndërsa pjesa tjetër luhet ditën e nesërme.
Galaktikët e Realit do e nisin javën e parë në ndeshjen në transfertën e vështirë të Majorkës ku do të kërkojnë me çdo kusht arritjen e tre pikëve të para.
Ndërsa rivalët e tyre të Barcelonës do të luajnë një ndeshje të lehtë në letër në fushën e Resing Santander.
Java e parë e Premiera Divizion do të mbyllet ditën e hënë në mbrëmje me ndeshjen Atletiko e Madridit - Gijon.