Zjarri dëmton hekurudhën Tiranë-Shkodër

Tiranë, 28 gusht - Prej mëse një jave hekurudha e linjës Tiranë- Shkodër vazhdon të mbetet në të njëjtën gjendje, pas 2 zjarreve në gjatësi të ndryshme të saj, traversat kanë mbetur të dëmtuara, të djegura dhe të thyera, duke bërë edhe rrezik për kalimin e trenave, raporton BalkanWeb. Ndonëse traversat e reja prej betoni janë transportuar në anë të hekurudhës kanë kaluar ditë dhe ende askush nuk ka nisur punë për montimin e tyre, në mënyrë që linja të funksionojë normalisht pa asnjë rrezik.
Banorët e fshatrave përreth , të cilët janë edhe udhëtarët më të shpeshtë të kësaj linje hekurudhore, shprehen se nuk do të udhëtojnë me të, deri sa gjendja e traversave të ndryshojë.
Ditë më parë, rënia e dy zjarreve përgjatë hekurudhës dëmtoi traversat në rreth 800 metra të gjatësisë së saj, ndërsa nga drejtoria e hekurudhave u raportua se nuk kishte probleme me kalimin e trenave.