E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet Paris Hilton për posedim kokaine

Las Vegas, 28 gusht - Paris Hilton është arrestuar në Las Vegas për posedim të kokainës. Lajmi është bërë i ditur nga mediat amerikane. Një zëdhënës i policisë ka theksuar se bukuroshja amerikane është transportuar në burg orët e para të ditës së sotme.

Fillimisht policët kishin ndaluar makinën në të cilën ndodhej Paris, e cila drejtohej nga një miku i saj, pasi dyshuan se të dy po tymosnin marihuanë. Por, ku ata kontrolluan makinën, i gjetën aktores një sasi të konsiderueshme të kokainës.

Sasia e saktë ende nuk është përcaktuar. Paris Hilton është akuzuar për posedim të lëndëve narkotike. Agjentët që ndaluan makinën në të cilën ndodhej Paris, dyshuan për marhiuanë, por pas një kontrolli ata zbuluan se në portofolin e saj ishte një sasi e konsiderueshme kokaine. Edhe miku i saj që ishte në drejtim të automjetit u ndalua menjëherë me akuzën e zotërimit të lëndëve narkotike. Kujtojmë se për Hilton nuk është hera e parë që bëhet një akuzë e tillë, pasi kujtojmë se dhe gjatë muajit korrik ajo u ndalua pasi dyshohej për tymosje marihuane, por atëherë nuk u inkriminua.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›