Belgët marrin përsipër largimin e amiantit
17/06/2009 Largimi i lëndës kancerogjene në kushte sigurie. Projekt dhe për rehabilitimin e mjedisit
FIER- Rreziku i lëndës vdekjeprurëse amiant, rreziku për shëndetin e banorëve, neutralizimi i lëndëve kancerogjene, fizibiliteti i tokës dhe fazat e projektit për përmirësimin e ajrit të ndotur, ka qenë takimi i një përfaqësie belge me kryebashkiakun e Fierit, Zeqaj dhe specialistë të mjedisit në këtë bashki.
Projekti
Një grup specialistesh belgë ka mbërritur në Bashkinë Fier ku kanë zhvilluar një takim me kryebashkiakun Baftjar Zeqo si dhe me një staf të ngushtë të tij ku kanë paraqitur një projekt për studimin e zonës së Fierit, pasi janë konstatuar mbetje kancerogjene të amiantit. Lëndët helmuese të mbetura nga ish-uzinat, fabrikat e rreth 50 viteve më parë ka bërë të mundur ndotjen tej normave të lejuara sidomos në qytetin industrial të Fierit. Lajmi konfirmohet nga vet specialistët belgë, të cilët gjatë takimit pohuan se projekti është i ndarë në faza ku do të jetë studimi, përcaktimi i vendit me ndotje, përpunimi i tyre dhe groposja ose largimi i këtyre mbetjeve kancerogjene pas përpunimit. Sipas përfaqësuesve belg, në fillim do të kryhet fizibiliteti i tokës pasi pas informacioneve të marra nga studimet e kryera është vërtetuar se në ajrin e ndotur të Fierit ka pasur prezencë të lëndës kancerogjene të amiantit i njohur ndryshe si azbest ku dikur ka pasur edhe një fabrikë të prodhimit të eterniteve që për lëndë të parë përdornin amiantin.
Pas studimit do të kryhen analizat laboratorike në laborator modern në Belgjikë dhe në bazë të përfundimeve të kryera do të veprohet në fazat e tjera të këtij projekti, pohuan ata gjatë këtij takimi, e cila konsiston në shpërbërjen e kësaj lënde sipas një teknologjie moderne. Ekipi belg ka qenë i përbërë prej specialistësh inxhiniero-teknik që e njohin shumë mirë këtë fushë. Nga ana e tij kryebashkiaku Baftjar Zeqo ka shprehur gatishmërinë duke u vënë në dispozicion një pjesë të stafit inxhiniero-teknik që ai disponon në institucionin ku ai drejton. “Bashkia do të bashkëpunojë me këtë kompani për të evidentuar të gjitha llojet e impiantit, qoftë në formën e izoluesit, termoizoluesit, apo në forma të tjera. Unë theksova se ky fenomen është më i shpërndarë më i përhapur në Fier sepse dihet që Fieri ka qenë qyteti i rëndësishëm industrial në Shqipëri”, ka përfunduar ai.
Çfarë është amianti
Si fillim pritet që të bëhet një studim i të gjitha zonave dhe linjave në të cilat mendohet të ketë lëndë rrezatuese dhe më pas do të shihen sipas specifikave dhe sipas terrenit.
Në Shqipëri mjeket japin alarmin e frikshëm se çdo vit rastet me kancer janë më të shumtë se viti paraardhës. Diagnostikohen mesatarisht rreth 3 500 raste në vit. Në Shqipëri vetëm së fundi specialistët e mjedisit dhe të shëndetit publik kanë filluar të flasin për “Amiantin”, ose “Azbestin” si një burim kancerogjen. Ai njihet si i tillë që prej fillimit të viteve ’90, dhe është ndaluar totalisht përdorimi i tij që prej 1 janarit të vitit 2005 në vendet e BE-së. Së fundi në Shqipëri është bërë një studim nga një grup studiuesish, të mbështetur nga Ministria e Mjedisit, ku është vlerësuar sasia e amiantit e përdorur në Shqipëri, vatrat dhe burimet e pranisë dhe metodat e trajtimit të tij.
Amianti është kështu një nga elementet simbol të rrezikshmërisë në mjedis për shëndetin publik. Është cilësuar si “katastrofa më e madhe mjedisore e shëndetit publik prej shekujsh”. Është një rrezik i përhershëm mjedisor për shëndetin publik.