Topi “refuzon” ftesën e Tadiçit
17/06/2009 Presidenti i Republikës s’do të marrë pjesë në takimin e krerëve të Evropës Juglindore
Arsyeja përjashtimi i Sejdiut nga punimet e samitit të Serbisë
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka “refuzuar” ftesën që homologu i tij serb i ka bërë për pjesëmarrjen në samitin që do të zhvillohet nesër në Novi-Sad të Serbisë. Shkak për këtë, sipas burimeve zyrtare pranë Presidentit, është bërë pikërisht axhenda e ngjeshur që kreu i shtetit shqiptar ka gjatë këtyre ditëve, që e pengon atë të marrë pjesë edhe në këtë samit. Ndërkohë burime bëjnë me dije se ky refuzim vjen për shkak të mungesës së ftesës edhe në adresë të presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu. Presidenti i Kosovës është përjashtuar nga aktivitetet rajonale para disa ditësh edhe nga presidenti i Maqedonisë dhe ai i Malit të Zi. Në samitin me temë “Ekonomia, energjia në Evropën integrale”, e parashikuar të zhvillohet në datat 18 deri 20 qershor, do të mbledhë në një tryezë kryetarët e 13 shteteve të Evropës Juglindore. Në këtë samit do të marrin pjesë presidenti i Çeksë -Vaslav Klaus, i Austrisë - Hajnc Fisher, i Italisë - Gjorgjo Napolitano, i Ukrahinës - Viktor Jushchenko, i Polonisë - Lech Kaczynski, i Sllovakisë - Ivan Gasparovic, i Bullgarisë - Gerorgi Parvanov, i Slovenisë - Danilo Turk, i Kroacisë - Stipe Mesiç, i Malit të Zi - Filip Vujanoviç, i Bosnjë-Hercegovinës, dhe presidenti i Moldavisë - Vladimir Voronjin. Samiti do të kryesohet nga presidenti i Serbisë Boris Tadiç. Ashtu si ky i fundit, presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, nuk u ftua as në samitin e shtatë krerëve të Evropës Juglindore, që u zhvillua në Cetinjë të Malit të Zi në fillim të këtij muaji, dhe as në ceremoninë e betimit të presidentit të ri të Maqedonisë Gjorgje Ivanov. Në samitin e Malit të Zi kreu i shtetit shqiptar, referuar mungesë së homologut të tij kosovar, pasi vuri theksin te domosdoshmëria e përfshirjes së Kosovës në nisma të tilla, tha se përjashtimi i saj nga ky forum nuk i shërben interesit të përgjithshëm të rajonit. Ndërkohë në mënyrë më të hapur ai shprehu keqardhjen për mospranime e presidentit të Kosovës, Sejdiu, në ceremoninë e inaugurimit të presidentit maqedonas. “Të gjithë liderët domosdoshmërish duhet të vlerësojnë se realiteti gjeografik në Ballkan ka ndryshuar dhe sidomos pas njohjes së pavarësisë Kosovës dhe në frymën që ekziston dhe frymëzohet nga partnerët tanë ndërkombëtarë është më se e nevojshme që në tavolinat rajonale në takimet e ardhshme që do të zhvillohen, meqenëse është bërë traditë që presidentët e shteteve të Ballkanit të mblidhen në mënyrë frekuentuese, patjetër aty duhet të jetë presidenti Sejdiu”, - është shprehur në të dyja aktivitetet Presidenti i Republikës, Bamir Topi.
Përjashtimi i presidentit të Kosovës
Aktiviteti që do të zhvillohet këto dy ditë në Serbi shënon rastin e tretë të përjashtimit të Kosovës nga pjesëmarrja në këto aktivitete. Nëse në dy të parat, Maqedoni dhe Mal të Zi, Presidenti i Republikës mori pjesë pas ftesës që homologët i dërguan atij, këtë herë ai e refuzoi atë në shenjë solidariteti ndaj homologut që drejton shqiptarët e Kosovës, presidentit të shtetit më të ri të rajonit, Fatmir Sejdiut.