Shtyhet gjyqi i Mediut kundër Ina Ramës
17/06/2009 Padia ndaj Kryeprokurores në gjykatë
TIRANË – Procesi gjyqësor i hapur nga Fatmir Mediu kundër Kryeprokurores Ina Rama është shtyrë dje në mesditë në gjykatën e Tiranës. Shkak për shtyrjen e gjyqit, i cili pritej me shumë interes nga të gjitha palët ishte mungesa e një prej anëtarëve të trupës gjyqësore e pikërisht, Fehmi Petkut. Ky i fundit disa ditë më parë u emërua nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë si anëtarë i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda në Tiranë dhe menjëherë pas kësaj është bërë transferimi. Pas largimit të gjyqtarit Fehmi Petku, dosja do të hidhet edhe një herë në short për të përcaktuar një tjetër gjyqtar të kësaj çështjeje. Fatmir Mediu pasi dosja voluminoze e Gërdecit u dërgua në Gjykatën e Lartë bëri dy padi civile kundër prokurorëve të Prokurorisë së Përgjithshme. Një prej këtyre padive ishte për Kryeprokuroren Ina Rama. Objekti i padisë ka të bëjë me nxjerrjen e sekretit hetimor. Sipas Fatmir Mediut, Ina Rama së bashku me trupën e saj të prokurorëve kanë “ushqyer” mediat me lajme që dalin nga dosja hetimore. Mediu i ka quajtur këto informacione të nxjerra si sekrete hetimore dhe të dala në një kohë që procesi ende nuk ka filluar. Aq më tepër për Mediun nxjerrja e informacioneve nga dosja mund të influencojë në shqyrtimin e çështjes dhe të ndikojë negativisht në publik. Një tjetër padi e ngritur nga Mediu është edhe ajo kundër prokurorit Sokol Stojani për të njëjtat arsye.