Shqiperia dhe dokumentet sekrete te Wikileaks

Sekretet diplomatike te Amerikes vijojne te trondisin boten ndersa ne vorbullen gjigante te informacioneve te publikuara nga Wikileaks eshte perfshire edhe Shqiperia. Ne me shume se 250 mije korrespondenca diplomatike te Departamentit Amerikan te Shtetit me perfaqesite diplomatike ne 270 vende te botes behet e ditur se jane zbuluar 452 korrespondenca nga Ambasada Amerikane ne Tirane me Washingtonin te cilat datojne nga viti 1997 e deri pak muaj me pare.
Nga ana tjeter emri i Shqiperise ose problematika rreth saj permendet ne nje total prej 822 dokumentesh te vecanta. Korrespondenca perfshin dy vitet e fundit kryesisht ceshtje te sigurise se Brendshme te Shqiperise politikes rajonale dhe te jashtme te Shqiperise si edhe per ceshtje te vecanta te nje rendesie strategjike qe kane perfshire vendin tone ne dy vitet e fundit.
Konfirmohet se diplomatet amerikane kane hyre ne kontakt lidhur me disa dokumente qe perfshijne periudhen nga viti 2006 deri me 2009 dhe konkretisht lidhen me ceshtjen e NATO-s marredheniet me Shqiperine si dhe marredheniet me Greqine-Qipron e nga ana tjeter edhe ceshtje te marredhenieve shqiptaro-turke ajo e emrit te Maqedonise dhe te tjera. Detaje te tjera nuk behen te ditura.
Mendohet se autoritetet e Ambasades Amerikane ne Tirane kane marre kontakte me kreret me te larte te shtetit shqiptar per te dhene orientime lidhur me valencen e ketyre informacioneve qe perfshijne Shqiperine njesoj sic kane vepruar gjate ketyre dy diteve edhe me qeverite dhe institucionet e shteteve te tjera si Franca Turqia Italia Gjermania etj.
Ne lidhje me Shqiperine korrespondencat e dala ne drite perfshijne informacione sidomos per situaten politike ne Shqiperi dhe rolin apo tendencat e politikes shqiptare ne kontekstin rajonal.
Ne keto korrespondenca perfshihen te dhena persa i takon ceshtjeve energjetike te Shqiperise ceshtjeve te sigurise ne kontekstin e bashkepunimit me NATO-n si dhe te dhena lidhur me sjelljen e krereve kryesore politike ne Tirane.
Nga ana tjeter Greqia si nje vend i prekur nga kjo rrjedhje informacioni ka lene te kuptohet se ne telegramet mes Ambasades Amerikane ne Athine dhe Departamentit Amerikan te Shtetit mund te gjenden te dhena te cilat kane lidhje me marreveshjen e ujerave mes Shqiperise dhe Greqise rolit dhe kontrollit grek mbi ekonomine shqiptare si dhe financimet qe Greqia u ben krereve lokale politike ne Shqiperi.
Megjithate keto mbeten informacione ende te pakonfirmuara plotesisht. Shqiperia mendohet se mund te permendet edhe ne telegramet e Ambasades Amerikane ne Turqi ne lidhje me te njejtat ceshtje e sidomos sa i takon marreveshjes se ujerave ku besohet se Turqia ka qene shume e interesuar per mosrealizimin e saj.
Gjithashtu besohet se bjekt i ceshtjeve ku permendet Shqiperia eshte edhe ajo e gazsjellesve ku Shtetet e Bashkuara jane direkt te interesuara. Dokumenti i pare nga 822 dokumente qe permbajne termin Shqiperi eshte publikuar dje nga Wikileaks ndonese ende nuk jane publikuar dokumentet qe kane rendesi te vecante per vendin tone. Sipas Wikileaks 542 dokumente vijne nga ambasada e Shteteve te Bashkuara ne Tirane qe flasin ne menyre te vecante per vendin tone 9 prej te cilave jane sekrete dhe 142 jane konfidenciale.
Deri tani Wikileaks ka publikuar vetem 243 nga 251.287 dokumente qe ka ne dispozicion. Dokumenti i pare ka te beje me nje takim te zhvilluar me 16 janar 2008 ne Paris ndermjet Xhozef Ud nenndihmesi i Zevendespresidentit te Shteteve te Bashkuara per Ceshtje te Sigurise Kombetare dhe Filip Erreras keshilltar i ceshtjeve strategjike i ministrit te Jashtem francez Kushner. Dokumenti qe do te deklasifikohej me 16 janar 2018 flet nder te tjera edhe rreth anetaresimit te vendeve te Adriatik 3 qe do te ndodhte nje vit me vone.
Ne dokument thuhet se Errera tha se Franca eshte dakord ne parim per secilin nga kandidatet e Adriatik 3. Ne menyre te vecante Franca nuk ka probleme me anetaresimin e Kroacise. Megjithate Errera tha se Shqiperia duket se e ka marre anetaresimin si te sigurt dhe duhet te beje me shume perpjekje per te pastruar ceshtjet e korrupsionit.