E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-ja rrit sigurine e dokumenteve sekrete

Qe tani e tutje agjencite do te rrisin sigurine duke forcuar procedurat e mundesise se kalimit ne duar te dokumenteve te klasifikuara ne kete menyre do te siguroihet qe punonjesit te kene mundesi te marrin informacion vetem per ata dokumente qe iu nevojiten.

Publikimi i papergjegjshem i Wikileaksit ka rezultuar te jete nje dem i rendesishem per sigurine tone kombetare theksoi drejtori i Zyres se Menaxhimit dhe Buxhetit Jakob Lew.

Cdo e mete nga agjencite ne ruajtjen e informacionit te klasifikuar eshte e papranueshme dhe nuk do te tolerohet theksoi ai ne nje direktive.

Edhe Pentagoni nga ana e tij ka bere te qarte se do te rrise sigurine ne kompjuteret e tij ne menyre qe te parandalohet nje rrjedhje e tille informacioni.

Autoritetet Federale njoftuan sot se kane hapur hetim kriminal ndaj Wikileaks-it per zbulimin e qindra mijera dokumenteve te klasifikuara theksoi Departamenti i Drejtesise pasi publikimi i dokumenteve vuri ne veshtiresi per tu pergjigjur diplomatet anekend botes.

Ish-anetari i Forcave amerikane Bradly Maning eshte i dyshuari i pare. Para publikimeve te dokumenteve per Irakun Maning mbahej ne burg per publikimin e videos e cila shfaq forcat amerikane tek godasin nga ajri dy gazetare edhe pse ajo ishte e klasifikuar./Start/Fatjon Prroni/

2010-11-29 1953

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›