E Shtunë, 31 Tetor 2026

Belgjika: Mbeshtesim heqjen e vizave me Shqiperine

Me gjithe mesymjen e shtetasve serbe dhe maqedonas ne Belgjike, kryeministri Yves Leterme ka pranuar publikisht se "mbeshtet heqjen e regjimit te vizave me Shqiperine dhe Bosnjen", nderkohe qe deri me sot Brukseli nuk shquhej per mbeshtetje te forte te ketij procesi me Ballkanin. Mbeshtetja e Belgjikes, vendit me skeptik dhe me te "sulmuar" nga ana e azilanteve, eshte nje faktor plus per pershpejtimin e liberalizimit te vizave te Shqiperise me vendet e BE. Keshtu, eshte shprehur shqetesimi se rritja e kerkesave per azil ne Belgjike nga shtetasit serbe e maqedonas menjehere pas heqjes se regjimit te vizave po demton procesin e liberalizimit per Shqiperine dhe Bosnjen. Shqetesimi ka ardhur nga Iniciativa e Stabilitetit Evropian qe vlereson se disa vende anetare jane frikesuar nga ky fenomen, fale dhe menyres se pasqyrimit nga mediat evropiane. "Sigurisht qe ekziston rreziku qe kjo te vonoje procesin e liberalizimit me te tjeret. Disa vende anetare mund te jene panikuar, pasi ne disa media evropiane pasqyrimi i ngjarjes ka krijuar ne popull ndjeshmeri kunder ketij procesi, e kjo mund te sjelle vonesa. Kjo po demton konceptin e heqjes se vizave. Do te kishte qene me mire sikur te mos kishte ndodhur ky fenomen, por nuk perjashtohej mundesia", thote Alexandra Stiglmayer, Drejtuese e Projektit "Lista e Bardhe Shengen", ISE. Ajo analizon se pavaresisht asaj qe po ndodh ne Belgjike, Bashkimi Evropian ka me shume perfitime se humbje nga heqja e regjimit te vizave me rajonin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›