E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Vizat, rruga per ne BE, Shqiperia do perfitoje"

Ne nje interviste per DE, Ivan Bizjak, Drejtor i Pergjithshem per Drejtesine dhe Ceshtjet e Brendshme ne Sekretariatin e Pergjithshem te Keshillit te BE-se eshte shprehur se shpreson ne nje liberalizim te shpejte te vizave mes Shqiperise dhe BE..
Nga vezhgimet dhe raportet e institucioneve nderkombetare ka ende kritika per menaxhimin e kufijve ne vendet e rajonit...?
Sigurisht qe keto standarde nuk mund te arrihen brenda nates. Marrin ca kohe. Pasi ka shume rendesi qe grupeve te organizuara kriminale qe perpiqen t'i shfrytezojne vijat kufitare apo territoret prane tyre iu duhet dhene pergjigje po e organizuar nga ana e forcave policore apo sherbimeve te tjera ne luften kunder trafiqeve e kontrabandes. Nese do te kete nderlidhje mes tyre, shkembim informatash e operacione te perbashketa kjo do ta beje situaten me te sigurte. Kjo kerkon njerez te kualifikuar e kurajoze, por dhe pajisje e mjete logjistike qe t'i pergjigjen kushteve aktuale. Duke krijuar nje territor te mbrojtur nga krimi e trafiqet e paligjshme kjo eshte nje premise konkrete per integrimin e te gjitha shteteve te rajonit ne familjen evropiane. Ajo qe flitet sot shume per nevojen e menaxhimit te integruar te kufijve nuk eshte thjesht nje fushate ne nje periudhe te caktuar. Por eshte nje proces qe duhet te vazhdoje, nje proces i vazhdueshem.
Per dy shtetet qe nuk kane arritur ta marrin te drejten e vizave, Shqiperia e Bosnje Hercegovina, si jane shanset ne vijim?
Une shpresoj se kjo do te behet e mundur edhe per te dy vendet e rajonit. Une nuk jam ne gjendje tani t'ju them ekzaktesisht se si do te jete vleresimi pas pak muajsh, por jam i sigurte se dhe Shqiperia e Bosnje Hercegovina e kane te qarte se cfare duhet te permbushin. Liberalizmi i vizave eshte vetem nje aspekt i rruges plot sfida drejt anetaresimit te plote ne BE. Kjo kerkon shume pune dhe energji. Duhen konsoliduar institucionet, te garantohet sundimi i ligjit, te luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar, te respektohen te drejtat e njeriut, te kete konkurrence te lire ne treg etj., reforma bindese dhe qe japin efekte pozitive tek qytetaret dhe mireqenia e tyre. Kjo arrihet jo vetem me fjale, por dhe me vepra konkrete. Sepse problemet do te jene me te pakta kur procesi kalon me shume ne planin konkret.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›