E Shtunë, 31 Tetor 2026

Belgjika mbeshtet statusin kandidat te Shqiperise

Belgjika mbështet statusin e kandidatit për Shqipërinë dhe e shikon Shqipërinë si një potencial të rëndësishëm për investimet belge”. Ky ka qenë qëndrimi i ministrit të jashtëm belg Didier Reynders pas takimit të tij në Bruksel me ministrin e jashtëm shqiptar Edmond Haxhinasto.
"Duhet që Bashkimi Europian të bëjë më shumë për Ballkanin deri nê 2014, pasi do të ishte absurde që Europa të mos tregojë që ajo ka avancuar me Ballkanin 100 vjet pas luftës së parë botërore, që e dijmë se si filloi. Ne do ta mbështesim kandidaturën e Shqipërisë. Për këtë duhet të vijohet të shënohet progres në mënyrên konstante. Për tê veçuar një shembull: Belgjika e konsideron Shqipërinë si një vend tê sigurtë kur është fjala për politikën e azilit. Kjo êshtë një shenjë shumë e qartë evolucioni pozitiv. Di që ka diskutime midis mazhorancës dhe opozitës për zgjedhjen e presidentit. Shpresoj që ato do të japin fryte.Por ne e mbêshtesim fort kandidaturën e Shqipërisë dhe do jemi aty për tê treguar sa herë ka progrese. Ka një rrugë për tu përshkuar dhe ne do të ndihmojmë për këtë”- tha ministri i jashtëm belg.
Ministri Haxhinasto ka venë në dukje, se ai e ka informuar homologun e tij belg me zhvillimet më të fundit politike në Shqipëri.
”Shqipëria është përgatitur që të luajë një rol aktiv në kryesinë e radhës së KiE. Programi ynë është ambicioz, por i realizueshëm. Ne do të synojmë, midis të tjerash zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me rajone të ndryshme. Në këtë kuadër, ne synojmë një afrim më të madh të Kosovës me KiE”, theksoi Haxhinasto.
Zv.Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm belg pasi vlerësoi angazhimin e Shqipërisë në këtë drejtim, tha se Belgjika mbështet kryesinë shqiptare të KiE.
Por ministri Didier Reynders është ndalur veçanërisht tek marrëdhëniet ekonomike midis Shqipërisë dhe Belgjikës, duke theksuar interesin e biznesmenvë belgë në fushat e energjisë së rinovueshme, bujqësië, tekstilit
"Eshtë inkurajuese të shohësh, që reformat që janë kryer prej disa vjetësh po prodhojnë rezultate dhe që në Shqipëri po punohet jashtë ndikimit të krizës ekonomike dhe financiare botêrore. Shqipëtarët po ndjejnë efektet e krizës, por jo në dimensionet me të cilat ajo shfaqet në vendet e tjera. Eshtë një arsye e shkêlqyer për ne që tê bashkëpunojmë sa më shumë dhe të organizojmë misione me botën ekonomike kêtu në Bruksel dhe gjithahstu në Shqipëri. Ka vërtet punë”- deklaroi Reynders.
Ministrat kanë nënshkruar një protokoll të bashkëpunimit midis dy ministrive të jashtme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›