Komisioni i ligjeve ndryshon projekligjin për pastrimin e parave
Politikanët shqiptarë kërkojnë ngushtimin e rrethit të personave që do ti hetohet pasuria në dyshimin e pastrimit të parave. Deputetët në komisionin e ligjeve kanë ndryshuar propozimin fillestar të projekligjit që parashikonte hetimin e çdo personi që kishte shoqëri me politikanët shqiptarë.
Gjatë raportimit në komsion, drejtori i kësaj angjensie Arben Doçi tha se në 4 vite janë vendosur 153 gjoba, por sipas tij, mbetet i pamundur hetimi i pasurisë së avokatëve dhe noterëve.
Projekligji parashikon që të gjitha transaksionet bankare të kryera brenda ose jashtë vendit mbi vlerën 100.000 lekë të mbikqyren nga drejtoria kundër pastrimit të parave.
Në rastet ku konstatohet shkelje të ligjit, personat fizikë do të gjobiten nga 100 mijë lekë deri në 3 milion lekë, ndërsa personat juridik nga 300 mijë deri në 5 milionë lekë.