BE shikon me kujdes marrëdhëniet kroato-sllovene
Bruksel -Bashkimi Evropian po vëzhgon me kujdes sjelljen e politikanëve kroatë dhe sllovenë, pas acarimit të marrëdhënieve mes Zagrebit dhe Lubjanës, të shkaktuara nga bllokada sllovene gjatë negociatave për anëtarësimin e Kroacisë në BE, njoftoi sot gazeta "Jutarnji list".
Sipas gazetës, edhe pse më shumë diplomatë në Brukselpajtohen se Sllovenia e ka keqpërdorur pozitën e vet si anëtare e BE-së, ata megjithatë paralajmërojnë se sjellja e Kroacisë do të ndikojë mbi vlerësimin final për përgatitjen e vendit për dialog dhe kompromis dhe për afrimin drejt standardeve evropiane.
"Kroacia duhet të përmbahet nga debatet, paditëdhe kërcënimet, ndërsa tërheqja prej krahu e diplomatëve evropianë dhe insistimi i Zagrebit se çdo pëllëmb toke është pjesë e territorit kroat, është gjithashtu kundërproduktive", thotë një diplomat evropian për "Jutarnji list".
"Kroacisë i jepet mundësia të tregojë se është serioze dhe shtet i pjekur, që di të zgjidhë problemet dhe sfidat, që nuk bie në kurth të sjelljes arrogante të Lubljanës dhe që ka tejkaluar disa prej stereotipe ballkanike", thekson një diplomat.