Ushtria amerikane vazhdon tërheqjen nga Iraku

Ata po kthehen në shtëpi për festat, duke u pritur si heronj. Ky ishte i fundit nga disa dislokime në Irak për majorin e ushtrisë amerikane Mike Williams.
Pas tetë vitesh dhe me më shumë se 4 mijë amerikanë të vrarë, trupat janë përsëri në tokën e tyre. Mijëra po kthehen vetëm në bazën Fort Hood, duke dorëzuar armët dhe duke u përgatitur për një jetë tjetër.
Në anën tjetër, kryeministri irakian, Nuri al-Maliki, u ka bërë thirrje bizneseve amerikane që të shkojnë në Irak, për ta ndihmuar vendin në rindërtimin e ekonomisë.
Gjatë vizitës së tij në Washington, Maliki është takuar me biznesmenë amerikanë, në Odën Ekonomike Amerikane.
Ai tha se Iraku beson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kompanitë më të mira për ta ndihmuar vendin e tij, që ta veçojë ekonominë nga varësia prej naftës.
Më herët, Maliki është takuar me udhëheqësen e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde.