E Diel, 1 Nëntor 2026

Belgjikë, 2 të vdekur nga një aksident hekurudhor

BRUKSEL- Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë janë plagosur sot nga një aksident hekurudhor, bënë të ditur burime zyrtare vendase.

Ky bilanc u njoftua nga një zyrtari i lartë vendas, Jan Briers.

"Aksidenti ndodhi rreth orës 02:00 lokale mes rajoneve Schellebelle dhe Wetteren, ku gjashtë nga 13 vagonët e trenit dolën nga shinat", theksuan burimet zyrtare belge.

Aksidenti shkaktoi shpërthimin e një zjarri. Pamjet u transmetuan nga rrjetet televizive vendase.

Shkaqet e këtij aksidenti ende nuk janë përcaktuar.

Treni me prejardhje nga Holanda po udhëtonte drejt Gent-Zeehavenit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›