E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-ministri i Nanos, Duka kandidat i Republikanëve për deputet, në Durrës

DURRËS-Suprizat me listat e kandidatëve për deputetë, duket se nuk kanë fund. Ish-ministri socialist Agron Duka do të kandidojë nën siglën e Partisë Republikane në Durrës.
Pak ditë pasi u përfol për tërheqjen e tij nga listat e PS, burime brenda koalicionit të djathtë konfirmojnë për News24, kandidimin e Arben Dukës në qarkun e Durrësit. Fatmir Mediu kofnirmoi se Duka eshte emri i zgjedhur i PR per Durresin.

Me këtë emër të ri në lista, ‘lufta’ për deputet pritet të jetë e ashpër. Dihet që tek koalicioni i majtë, në krye të listës së kandidatëve për deputetë është Lefter Koka i LSI dhe emra të tjerë të PS.

Agron Duka ka zgjedhur aleatin më të madh të Berishës, Fatmir Mediun për të siguruar një vend në parlament dhe kofnirmohet se ka marrë aprovimin e kreut të PR.

Por, Duka, ky ish-ministër i qeverisë ‘Nano” ka qenë një nga emrat më të akuzuar nga kreu i PD, Berisha. Duka, biznesmen i njohur, është akuzuar shpesh nga Berisha se monopolizoi tregun në kohën që ishte ministër i Bujqësisë. 

Duket se gara do te jete e forte dhe brenda te djathteve. Pak dite me pare, me 2 Maj, i ftuar ne emisonin '360 Grade', ministri i qeverise 'Berisha', Sokol Olldashi gjate nje replike, permendi pikerisht Agron Duken.
"Flet për vajin e sheqerin dhe harroni monopolistin, Agron Duka që për 8 vjet monopolizoi sheqerin e vajin".
 
(danielabonollari/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›