E Diel, 1 Nëntor 2026

Poni: Po heqim dublikimet, listat gati brenda afatit

04-05-2013 / Gazeta 55

Ministria e Brendshme jep të dhëna mbi numrin e votuesve në zgjedhjet e 23 qershorit
 
Ministria e Brendshme ka informuar dje mbi procesin e listëve të votimit, duke konfirmuar eliminimin e pjesës më të madhe të problemeve qw janë ndeshur nw tw. Zëvendës ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni u shpreh se janë vetëm 1454 dublime në gjithë vendin, për të cilat po punohet që të pastrohen deri në afatet ligjore. “Pas gjenerimit të ekstraktit të datës 3 maj, u bënë kontrollet për dublimet  dhe rezultuan në fund të procedurave 1,454 rekorde të personave të dyshuar si të dubluar”, u shpreh Poni. Në një deklaratë për mediat, ai bëri të ditur dhe të dhënat e fundit për pastrimin e emrave të përsëritur në lista që ishin vërejtur gjatë kontrolleve të mëparshme. “Për 6,220 rekorde kemi marrë përgjigje nga zyrat e gjendjes civile që nuk janë dublime ose janë pastruar të ndarë si më poshtë: 2829 rekorde nuk janë dublime; 888 persona kanë aplikuar për letërnjoftim: 2503 rekorde janë bllokuar/pastruar si dublime”, u shpreh zëvendësministri i Brendshëm. Ai ka informuar dhe për problemin e hasur dhe në zgjedhjet e tjetra që lidhet me votimin e personave që janë mbi 100 vjeç. “798 persona nga 1130 mbi 100 vjeç vazhdojnë të mos përfshihen në lista në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor”, u shpreh zëvendësministri i Brendshëm. Ai u shpreh se deri në mbyllje të afatit ligjor, pra 40 ditë para datës së zgjedhjeve, lista do të marrë formën e duhur në përputhje me ligjin. Zëvendësministri shtoi se “është punuar intensivisht me emrat e dubluar dhe personat mbi 100 vjeç, ndërsa tashmë këto probleme po shkojnë drejt minimizimit të plotë të tyre”. Në zgjedhjet e mëparshme, numri i personave që figuronin me të dhëna të përsëritura në listat e zgjedhësve ka qenë disa herë më i madh. Disa muaj më parë, Partia Socialiste pretendoi se në listat e zgjedhësve eksitonin rreth 40 mijë publikime. Ndërkohë që Ministria e Brendshme ka informuar se pjesa më e madhe e tyre janë verifikuar në çdo njësi vendore dhe tashmë kanë mbetur vetëm 1454 emra të përsëritur në disa qendra votimi.
 
Vetëm 17 qendra votimi me probleme
Një tjetër problem i ngritur gjatë përgatitjes së zgjedhjeve ka të bëjë me vendndodhjen dhe funksionimin e qendrave të votimit për zgjedhjet e 23 qershorit. Poni tha për mediat se kjo është një çështje për të cilën duhet të mbajë përgjegjësi pushteti vendor., “Kanë mbetur edhe fare pak qendra, (17 Q.V.gjithsej), të cilat nuk janë në përputhje me ligjin sa i përket numrit të zgjedhësve, pra nën 1000 dhe mbi 200 zgjedhës. Disa nga këto qendra janë nëpër burgje, prandaj numri i tyre logjikisht as mund të rritet dhe as mund të  ndryshohet”, tha zëvendësministri Poni. Në zgjedhjet e 23 qershorit pritet të marrin pjesë :  3 271 956 zgjedhës. Nga këta, vetëm emrat e 14 216 zgjedhësve nuk janë publikuar në listat e votimit, për shkak të kritereve që kërkohen për numrin e votuesve që duhet të ketë një qendër votimi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›