Belgjikë, 4 vjetburg përIdajet Beqirin
BRUKSEL- Idajet Beqiri, kryetar i forumit të avokatëve për drejtësi në Shqipëri, është dënuar të enjten nga një gjykatë belge me 4 vjet burg për rolin e sekretarit politik në Frontin Kombëtar për Bashkimin Shqiptar dhe planifikime të atentateve në Kosovë dhe Maqedoni. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia belge RTL-NEWS, e cila i referohet dënimit të dhënë nga gjykata e shkallës së parë të Namurit në jug të Belgjikës. Sipas të njëjtit burim, Beqiri akuzohet se ka konsumuar krimet për të cilat akuzohet në periudhën gjate viteve 1997-2003, kur përfitoi azil politik dhe qëndroi në Belgjikë.
I kontaktuar nga Gazeta shqiptare, Beqiri u shpreh se ishte vënë në dijeni për dënimin e shkallës së parë nga avokati i tij belg, i cili ka ndjekur gjyqin në Begjikë. Ai tha se i gjithë procesi ndaj tij bazohet në akuzat që lidhen me punën e tij për të bashkuar kombin.
“Avokati im me ka thënë se jo Belgjika, por asnjë vend tjetër në botë nuk mund të më pengojë të punoj për kombin tim”- shtoi ai.
Vetë Beqiri mendon se gjykata u ndikua për vendimin, nga vrasja e një dite më parë të një gjykatëseje dhe kancelarit të saj në pallatin e drejtësisë, ngjarje për të cilin fillimisht besohej se autori ishte një shqiptar. Gjithashtu, sipas tij, procesi në Bruksel bie ndesh dhe me parimin ndërkombëtar të së drejtës, pasi Beqiri gjykohet për të dytën herë me të njëjtat fakte e argumenta juridike, për të cilat është shpallur njëherë i pafajshëm.
(m.a/News24/BalkanWeb)