E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miliona prezervativëpër një Botëror tësigurtë

AFRIKA E JUGUT- Afrika e Jugut synon të organizojë një botëror të sigurt jo vetëm përsa i përket ndeshjeve, por edhe jashtë tyre. Si pjesë e përgatitjeve për Kupën e Botës, autoritetet e qytetit lindor të Port Elizabet kanë nisur një fushatë për shpërndarjen e miliona prezervativëve për turistët që do të vizitojnë këtë vend gjatë turneut. Afrika e Jugut është një nga vendet me prekshmërinë më të lartë nga sëmundja e HIV AIDS-it, teksa të paktën 5.7 milionë persona nga 50 milionë që është e gjithë popullata, është e infektuar me këtë virus. Në Afrikën e Jugut vdesin çdo ditë 1 mijë vetë nga sëmundja e AIDS-it, ndërkohë që Port Elizabet është një nga qytetet më të infektuara. Duke parë se ky vend do të vizitohet nga miliona njerëz gjatë Kupës së Botës, autoritetet e Port Elizabet kanë nisur fushatën e shpërndarjes së prezervativëve falas. Në këtë qytet ndodhet stadiumi “Nelson Mandela”, ku do të luhen 8 ndeshje të Botërorit, kështu që numri i vizitorëve do të jetë i madh. Zyrtarët e bashkisë thonë se kanë marrë një furnizim prej 1.2 milionë prezervativësh, ndërsa presin edhe 1.2 milionë të tjerë pas një jave. “Synojmë që njerëzit të kalojnë një Botëror të sigurt”, tha Kupido Baron, zëdhënësi i bashkisë. – Të gjithë mezi presin këta emra të mëdhenj të futbollit botëror, por nuk duhet të harrojnë seksin e sigurt”, shton ai. Ai ka bërë të ditur se të gjithë tifozët do t’i gjejnë prezervativët në çdo institucion shtetëror, klinikë, qendra biznesi apo hotele.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›