PS: Maxhoranca kërkon të largojë vëmendjen nga kriza
Partia Socialiste nëpërmjet zëdhënëses së saj Armela Imeraj deklaron se maxhoranca kërkon të largojë vëmendjen e opinionit publik nga kriza ekonomike dhe politike që po zhyt vendin, duke folur për trafikun, grevën apo Pezën.
"Njëri flet për trafikun, një tjetër flet për grevën, një tjetër akoma flet për Pezën, dhe të gjithë flasin për të larguar vëmendjen e opinionit publik nga kriza ekonomike dhe politike ku Sali Berisha po e zhyt gjithnjë e më shumë vendin. Shqipëria sot ka nevojë për transparencën, ndërsa Sali Berisha ndalon hapjen e kutive të qeverisë. Shqipëria sot ka nevojë për mirëqënien, ndërsa Sali Berisha ndalon rritjen ekonomike të vendit. Shqipëria sot ka nevojë për drejtësi, ndërsa Sali Berisha ndalon votimin e fshehtë në Kuvend. Shqipëria pra, sot nuk ka ato që i duhen, pasi qeveriset nga ata të cilët nuk e duan. Fajin dhe përgjegjësinë për të gjitha këto e ka Sali Berisha", deklaroi Armela Imeraj, zëdhënëse e Partisë Socialiste.
Dorian Kodra < I mëparshmi