E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejtoria Arsimore nëkonflikt me shkollën përnxënësit e përjashtuar

KORCE- Nisja e sezonit të maturës ka shkaktuar konflikt mes Drejtorisë Arsimore të Korcës me drejtuesit e shkollës së mesme në komunën Lozhan. Drejtoresha e shkollës Marjana Misha thotë se është pezulluar për shkak të një vendimi nga drejtoria rajonale arsimore e cila kërkon rikthimin e matruantëve të përjashtuar në shkollë.
Madje sipas Mishës, nxënës të mbetur në klasë janë futur në provimet e maturës për shkak të presionit.

“Jam pezulluar nga detyra sepse drejtoria rajonale arsimore më kërkon rikthimin e nxënësve të përjashtuar kur viti shkollor ka përfunduar. Nuk janë mbetës, ata janë nxënës të përjashtuar dhe komisioni vendosi që këta nxënës të hyjnë në provim.” shprehet Misha.

Ndërkohë që inspektorët arsimorë nga Drejtoria Arsimore kanë kërkuar dorëzimin e dokumentacionit shkollor, drejtoresha e shkollës ka refuzuar sepse pretendon se nuk është ballafaquar ende me një vendim konkret.
Në shkresën drejtuar krerëve të Drejtorisë Arsimore të Korcës, Misha kërkon që vendimi për maturantët e përjashtuar të rishikohet ndërkohë që pritet ende reagimi nga ky institucion.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›