Belgjike, Fortis i shitet BNP Pariba

Shteti belg do te qendroje aksioner minoritar per aq kohe sa te arrihet stabiliteti i bankes duke u bere aksioneri i pare i bankes franceze “BNP Pariba” me 12 perqind.
Shteti belg duhet se pari te bleje gjysmen e dyte te aksioneve te “Fortis” me 4.7 miliarde euro dhe pastaj t’i jape bankes franceze “BNP Pariba” 75 perqind te aksioneve.
Nga ana tjeter banka franceze “BNP Pariba” do te bleje edhe 67 perqind te “Fortis Luksemburg”, nderkohe qe shteti mban pjesen qe mbetet.
Pasojat jane te forta, “Fortis” humbet automatikisht aktivitetet operacionale me perjashtim te sigurimeve nderkombetare, por edhe banka franceze “BNP Pariba” behet banka e pare depozitare e zones euro.
Holanda eshte vendi i pare qe ka propozuar qe shtetet anetare te BE-se te rezervojne 3 perqind te prodhimit bruto per shpetimin e bankave dhe sigurimeve.
Gjermania dhe Anglia kane reaguar negativisht dhe Komisioni Evropian per momentin nuk pranon te beje komente.