E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bursat aziatike ndjekin Dow Jones

Treguesi japonez “Nikkei” ka rene me 5 perqind duke shkuar nen kuoten e 10 mije pikeve gjate fillimit te kontraktimeve te dites se sotme. Bursat aziatike dhe ato te Paqesorit kane vijuar rrugen e renies drastike te Wall Street-it i cili pati humbjen me te madhe qe prej tetorit te 2004-es.

Bursa koreane humbi me shume se 2 perqind, ndersa tregu i shkembimeve te siguracioneve ne Australi ra me 3 perqind.

Kriza u reflektua dje edhe ne tregjet me te medha evropiane. “FTSE 100” e Londres ne perfundim te kontraktimeve u pakesua me 7.9 perqind, renia me e madhe ne nje dite qe prej 1987-es.

“CAC” ne Paris humbi 9 perqind, kurse “XETRA DAX” ne Frankfurt u zvogelua me 7.1 perqind.

Kriza financiare ka prekur edhe bursen ruse e cila pesoi nje nga humbjet me te thella dje. “RTS” ra me rreth 20 perqind. Vetem ne 30 minutat e para treguesi i burses ruse humbi 9 perqind.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›