Kosovë, zjarr në banesë, vdesin dy fëmijë

Dy vajza të vogla të së njëjtës familje janë djegur mëngjesin e sotëm nga zjarri që ra në një banesë në Ferizaj të Kosovës.
Flakët shkrumbuan gjithcka nga shtëpia e familjes Haliti në fshatin Jezercë të komunës Ferizaj, ndërkohë që 5 anëtarët e tjerë arritën të shpëtonin pa dëmtime.
Viktima mbetën dy vajzat me moshë 3-vjecare.
Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 09.00 të mëngjesit dhe shkak mësohet të jenë bërë instalimet me defekt të energjisë elektrike.