Belgjikë, Mbreti Albert abdikoi në favor të djalit të tij
BELGJIKE - Mbreti i Belgjikës, Alberti II, formalisht ka abdikaur në favor të djalit të tij, princi Philippe.
Mbreti 79-vjeçar sot ka hequr dorë nga të drejtat e tij si monark në pallatin mbretëror në Bruksel.
Djali i tij, Phillippe, 53 vjeçar, do të përurohet më vonë gjatë ditës, pasi ta bëjë betimin në parlament.
Ai do të jetë monarku i shtatë në historinë 183 vjeçare të Belgjikës.
Mbreti Albert, në fjalimin e tij të sotëm, tha se vendi duhet të mbetet “burim i inspirimit” për Evropën.
Dje ai ka shfaqur dëshirën e tij që Belgjika, e ndarë nga veriu që e flet gjuhën flamande, dhe pjesa jugore ku flitet frengjishtja, të mbetet e bashkuar.
Mbreti Albert ishte në fron gjatë 20 viteve të kaluara.
Belgjika ka monarki kushtetuese, në të cilën Mbreti luan në masë të madhe vetëm rol ceremonial.
(er.nu/rel/BalkanWeb)