E Shtunë, 31 Tetor 2026

Belgjikë, arratiset nga burgu Dritan Rexhepi

BELGJIKE- Mediat belge raportojnë për arratisje nga burgu të shtetasit shqiptar, Dritan Rexhepi, 31- vjeç, një prej personave më të kërkuar në Shqipëri, për vrasjen e dy efektivave të policisë, ndërsa në Itali për trafik ndërkombëtar droge.

Sipas mediave belge, Rexhepi ka ikur me një lehtësi të madhe nga burgu, duke e cilësuar arratisjen e e tij, si një traditë të vërtetë, duke patur parasysh se kjo është hera e tretë që 31- vjeçari arratiset.

Dritan Rexhepi, është me të vërtetë një kriminel, thonë mediat belge, duke leshur kritika mbu autoritetet vendase të cilët kishin vendosur 31-vjeçarin në burgun e Merksplas në Antverp, një burg jo i një sigurie të lartë.

Autoritete shqiptare kanë kërkuar ekstradimin e Rexhepit në Shqipëri, pasi akuzohet për vrasjen e dy efektivave të policisë.

Rexhepi më parë është arratisur, nga burgu i Durrësit dhe Italisë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›