E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu Nuk merremi me kushtet e Rames

Paketa dhjetëpikëshe e opozitës, jo vetëm që nuk ofron asnjë zgjidhje që Shqipëria të mund të merrte më 12 tetor statusin e vendit kandidat, por, sipas ministres së Integrimit Majlinda Bregu ajo ka të njëjtin qëllim: bllokimin e këtij procesi për motive personale politike të Edi Ramës.

Kjo është arsyeja që zonja Bregu thotë se nuk ka ndërmend të merret me kushtet e Edi Ramës, kur prej një viti qeveria dhe opozita kanë në tavolinë një axhendë prej 12 pikash që Komisioni Europian i la për plotësim Shqipërisë, e të cilat më së shumti sikundër ajo thekson kishin si objektiv tejkalimin e ngërcit politik, uljen e palëve në bisedime për interesat e vendit, jo ato politike.

Si përfaqësuese e mazhorancës në këtë proces, Bregu theksoi se nuk do të vendoset axhenda e integrimit në tryezen e pazarit për pushtet, duke e parë këtë lëvizje të Ramës si të turpshme.

Pyetjës nëse Shqipëria do të marrë apo jo statusin e vendit kandidat ka marrë tashmë nuancat e një pyetje thuajse retorike, dhe ministrja Bregu jep atë përgjigje që të dy krahët e politikës e parandjejnë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›